Lajme
SBB synon trenat super të shpejtë

Kompania kombëtare e hekurudhave SBB ka nisur përgatitjet për një hap të madh në modernizimin e shërbimeve ndërkombëtare. Ajo synon të blejë deri në 40 trena super të shpejtë për të ofruar lidhje të shpejta dhe konkurruese me qytete si Roma, Londra dhe Barcelona. Qëllimi është i qartë – të zvogëlohet ndjeshëm koha e udhëtimit në mënyrë që trenat të bëhen alternativë reale ndaj udhëtimit ajror, shkruan 20minuten.
Megjithëse drejtori i përgjithshëm i SBB-së, Vincent Ducrot, e kishte hedhur poshtë më parë idenë e trenave me shpejtësi të lartë, duke përmendur mungesën e kapaciteteve teknike dhe burimeve, situata tashmë ka ndryshuar. Sipas gazetës zvicerane Tages-Anzeiger, SBB është e vendosur të operojë vetë linjat drejt destinacioneve kyçe dhe planifikon një investim që pritet të kapë vlerën e rreth një miliard franga zvicerane, transmeton albinfo.ch.
Nga mesi i prillit deri në maj, prodhuesit e interesuar do të kenë mundësi të prezantojnë modelet e tyre më të avancuara para SBB-së. Kontrata pritet të hapet zyrtarisht për tender në vitin 2026, ndërsa vendimi nëse trenat do të blihen apo merren me qira mbetet ende i hapur. E sigurt është se trenat do të mirëmbahen nga prodhuesi për të paktën 15 vjet.
Kandidatët kryesorë për trenat e së ardhmes
Në garë për këtë kontratë janë disa nga emrat më të njohur të industrisë:
- Alstom (Francë) me trenat TGV të serisë “M”, që arrijnë deri në 320 km/h. TGV tashmë operon edhe në Zvicër, gjë që e bën këtë opsion të natyrshëm. Megjithatë, Alstom është aktualisht i tejmbushur me porosi nga SNCF franceze, që planifikon të marrë 115 njësi të reja deri më 2031 – gjë që mund të vonojë dorëzimin për SBB.
- Siemens (Gjermani) ka konfirmuar interesin dhe pritet të ofrojë modelin ICE 3neo, me një shpejtësi deri në 350 km/h. Ky tren, megjithatë, është certifikuar për përdorim vetëm në një linjë të vetme me shpejtësi të lartë në Francë, për shkak të kontrollit të fortë që SNCF dhe Alstom ruajnë mbi infrastrukturën franceze.
- Frecciarossa 1000 (Itali), ndërtuar nga një bashkëpunim mes Hitachit dhe Alstom, shihet si kandidat shumë premtues. Me një shpejtësi prej 300 km/h dhe planet për të udhëtuar drejt Berlinit në të ardhmen, ky model tashmë po përshtatet për përdorim ndërkombëtar dhe mund të jetë zgjidhje ideale për Zvicrën.
- Talgo Avril (Spanjë), që arrin shpejtësi 320 km/h, është një tjetër opsion, por përballet me kufizime për shkak të kapacitetit aktual të prodhuesit Talgo, i cili po kalon nëpër një proces blerjeje.
- Stadler (Zvicër), prodhuesi i trenit Giruno, aktualisht ofron shpejtësi deri në 250 km/h. CEO Markus Bernsteiner ka deklaruar se kompania mund të zhvillojë një version më të shpejtë nëse kërkohet, megjithëse kjo do të kërkonte një proces të gjatë dhe të kushtueshëm certifikimi.
Sipas analizës së “Tages-Anzeiger”, përzgjedhja e trenit do të jetë një balancë mes kapaciteteve teknike, afateve të dorëzimit dhe qasjes në infrastrukturat e tjera evropiane të shpejtësisë së lartë. Ndërkohë, SBB është e vendosur që të mos mbetet prapa në garën për të ardhmen e transportit – një e ardhme që duket gjithnjë e më shumë në shina, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna....
-
Ulen dënimet e kosovarëve të akuzuar për skllavërim të grave: Mungojnë faktet
-
Konflikt mes shqiptarëve në Itali, vritet me thikë 35-vjeçari
-
Autoshkollë e re në Winterthur, flasin edhe shqip!
-
Kënga “Mora fjalë’ jehon në sheshin e Mynhen-it
Jeta në Austri
-
Vjenë: Mbi 190 profesionistë shqipfolës nga e gjithë Evropa në eventin e Illyrian Brains Një mbrëmje ekskluzive organizuar nga IllyrianBrains Vienna....
-
Hetimi për aksidentin ajror në Graz në 2024 i kalon Zvicrës
-
Austri: Nxënësi 15-vjeçar pranon se ka dërguar kërcënime për bomba në tre shkolla
-
Pas Zvicrës edhe Austria i reagon Gjermanisë për kontrollet kufitare
-
Austri: Përfitimet e familjes dhe të fëmijëve të ngrira deri në vitin 2027