Shkurt.ch
SBB me bilanc pozitiv, shpërblen pasagjerët me zbritje çmimesh të biletave të trenit
Ulja e çmimeve të biletave pritet të bëhet në disa segmente. Mes tjerash, të ashtuquajturat “bileta kursyese”, nga fundi i vitit, kur bëhet plani i ri vjetor, pritet të jenë deri në 70 për qind më të lira.

Trenat e Ndërmarrjes Hekurudhore Federale të Zvicrës (SBB/CFF) gjatë vitit 2017 kanë bartur më shumë pasagjerë në krahasim me një vit më parë. Mesatarisht këta trena i kanë shfrytëzuar për transport nga 1.3 milionë udhëtarë në ditë, njofton srf.ch. Në këtë mënyrë, bilanci tregon rritje për 47 milionë franga më shumë se në vitin 2016, duke arritur në 186 milionë franga.
Nga ana tjetër, SBB ka shënuar rënie sa i përket transportit të mallrave. Humbja e regjistruar në këtë segment ka qenë afër 240 milionë franga, transmeton albinfo.ch. Ndërsa rezultati i përgjithshëm vjetor i koncernit SBB/CFF ka qenë afër 400 milionë franga që është për 18 milionë më shumë se në vitin 2016.
Por duhet pasur parasysh se SBB/CFF është ndërmarrje e subvencionuar fuqishëm nga shteti. Kështu ajo gjatë vitit 2017, nga federata dhe nga kantonet ka marrë gjithsej 2.7 miliardë franga ose 8.1 për qind më shumë financim se një vit më parë. Kjo rritje arsyetohet me shtimin e shpenzimeve për mirëmbajtjen e hekurudhave.
Sidoqoftë, bilancin pozitiv të regjistruar vitin e kaluar do ta gëzojnë edhe pasagjerët, përcjell albinfo.ch. Kështu, SBB do të zbresë çmimet e biletave në disa segmente. Mes tjerash, të ashtuquajturat “bileta kursyese”, nga fundi i vitit, kur bëhet plani i ri vjetor, pritet të jenë deri në 70 për qind më të lira.
E-Diaspora
-
Aksident tragjik në Gjermani, humb jetën një mërgimtar nga Peja Një aksident fatal ka ndodhur në Gjermani, ku ka humbur jetën N. Lushi nga Peja. Lajmi...
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
Jeta në Austri
-
Gjermania do të ndjekë shembullin e Austrisë dhe do të deportojë sirianët e dënuar Gjermania do të fillojë deportimin e sirianëve me precedentë kriminalë, tha ministria e brendshme të shtunën,...
-
Banka Qendrore e Austrisë instalon bankomate për të kapërcyer hendekun rural të parave të gatshme
-
Tragjedi në Festival: Vdes një 22-vjeçar pas një incidenti sigurie
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri