Shkurt.ch
„Save the Children”: Në minutë vdesin dy foshnje në mbarë botën
Organizata „Save the Children” ka publikuar në Londër raportin e saj vjetor mbi gjendjen e nënave në botë
“State of the World´s Mothers” është titulluar raporti i sivjetmë i „Save the Children”.
Raporti i organizatës analizon mirëqenien e nënës, mirëqenien e fëmijës dhe mirëqenien e përgjithshme të gruas në 176 vende të botës. Të dhënat janë përfituar nga statistikat dhe të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, UNICEF-it dhe Bankës Botërore.
Në raportin e vitit 2013 renditjen më të mirë e gëzojnë vendet skandinave, si Finlanda, Suedia dhe Norvegjia.
Në raport thuhet se për çdo vit vdesin më shumë se një milion foshnja në ditët e para të jetës. “Në minutë vdesin dy foshnja në mbarë botën”, tha Kathrin Wieland nga „Save the Children”.
Më kritike megjithatë mbetet situata për nënat në Kongo. Studimi i „Save the Children” po ashtu konstaton se të sapolindurit kanë shansin më të madh të mbijetesës në Luksemburg.
Në mesin e vendeve të industrializuara, në SHBA është rreziku më i madh i vdekjes së foshnjave.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











