Sarkozy – Hollande: Akuzojnë njëri-tjetrin në debatin televiziv
Në ballafaqimin e mbrëmshëm televiziv të fundit para zgjedhjeve presidenciale që mbahen këtë të diel, presidenti aktual i Francës, Nicolas Sarkozy, dhe kandidati socialist për president, François Hollande, kanë shkëmbyer akuza të rënda në adresë të njëri-tjetrit..
Në duelin e nxehtë televiziv, Sarkozy tha se rivali i tij nuk është i kualifikuar, që gjatë periudhës së krizës, për ta udhëhequr ekonominë e Francës, e cila është ekonomia e pestë në botë për nga madhësia.
Ai e ka akuzuar kandidatin socialist për përdorim të “formulave boshe”.
Nga ana tjetër kandidati i Partisë Socialiste, François Hollande, e ka akuzuar Sarkozin se e ka ndarë Francën dhe ka theksuar se gjatë presidencës së tij, papunësia ka arritur në 10% dhe se borxhi publik dhe deficiti tregtar kanë shënuar rritje në nivel rekord.
Sipas hulumtimeve të fundit të opinionit udhëheq Hollande.
Për Sarkozinë, ku debat ka mundur të jetë shansi i fundit i ripozicionimit në garën e kryesuar nga Hollande.
Presidenti aktual, megjithatë, ka shfrytëzuar maksimalisht aftësitë e tij debatuese përballë rivalit që nuk ka asnjë eksperiencë me poste qeveritare.
Debati u transmetua drejtëpërdrejtë nga disa stacione televizive dhe arriti një shikueshmëri rekord.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










