Lajme
San Marino dhe Zelanda e Re dy modele suksesi në botë, asnjë rast aktiv me Covid
San Marino dhe Zelanda e Re po cilësohen si dy modele suksesi në botë
Edhe pse nuk janë dy shtete të mëdha për nga gjeografia, ato tani po cilësohen si dy modele suksesi në botë, transmeton albinfo.ch.
Të dyja këto shtete nuk kanë asnjë të infektuar sipas raportimeve të fundit.
San Marino ka muaj që nuk ka asnjë rast aktiv me koronavirus. Që nga fillimi i pandemisë pati një menaxhim të mirë të situateës dhe po me të njëjtën ritëm arritën që të mos kenë asnjë rast aktiv më, transmeton tutje albinfo.ch.
Deri më tani, San Marino ka regjistruar vetëm 699 raste të prekura me Covid, prej tyre 657 persona janë shëruar dhe 42 të vdekur.
Nga ana tjetër edhe Zelanda e Re ka treguar një sukses të paparë në menaxhimin e situtuatës së pandemisë. Ky shtet ka kaluar 100 ditë pa regjistruar asnjë rast të vetëm të korona virusit nga komuniteti, diçka që duket se është e vështirë të imagjinohet në krahasim me betejën që Australia po përballet, transmeton albinfo.ch.
Kryeministrja, Jacinda Ardern e futi kombin e saj në një nga pengesat më të ashpra në botë në mars, rastin e fundit me koronavirus e ka shënuar më 1 maj.
Kjo ishte vetëm 63 ditë pasi kombi i ishullit prej pesë milionësh raportoi infeksionin e tij të parë më 28 shkurt.
Zelanda e Re ka regjistruar 1 mijë e 219 infeksione dhe 22 vdekje që nga fillimi i pandemisë. /Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës Dita Kombëtare e Diasporës shënohet në Bernë me studentët shqiptarë... -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











