Shqipëria
Samiti i Brdo-Brionit: Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor në Durrës
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, presidentja e Sllovenisë Natasha Pirc Musar dhe presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, po presin liderët e rajonit në nisje të Samitit të Iniciativës së Brdo-Brionit, që po mbahet në Durrës.
Liderët që marrin pjesë janë: presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, presidenti i
Malit të Zi Jakov Milatoviq, anëtarët e presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, si dhe presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova.
Në thelb të diskutimeve do të jetë Plani i Rritjes i BE-së për Ballkanin Perëndimor, një instrument financiar me vlerë 6 miliardë euro për periudhën 2024-2027, i cili synon integrimin gradual të vendeve të rajonit në tregun e përbashkët të BE-së, transmeton albinfo.ch.
Përveç rritjes ekonomike, takimi do të fokusohet edhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal.
Kosova nga Plani i rritjes pritet të përfitojë rreth 880 milionë euro. Përfitimet më të mëdha do t’i ketë Serbia me mbi 1.5 miliard pasuar nga Shqipëria me 920 milionë euro, Bosnja dhe Hercegovina me 900 milionë euro, Maqedonia e Veriut me mbi 750 milionë si dhe Mali i Zi me 380 milionë.
E-Diaspora
-
Bullakaj: Komuniteti shqiptar ka qenë thelbësor në fushatën time zgjedhore "Suksesi im elektoral bazohet në masë të rëndësishme në mbështetjen e komunitetit shqiptar" thotë Arber Bullakaj... -
Arrestohet shtetasi malazez: Ka kërcënuar me vdekje kandidatin për kryeter të Cyrihut, Përparim Avdilin -
Berlin
Në Berlin përkujtohet Epopeja e UÇK-së me koncert festiv për mërgatën -
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali
Jeta në Austri
-
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim Në Vjenë, monitorimi i hapësirave të parkimit do të rirregullohet – në të ardhmen, përgjegjës do... -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri -
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore













