Lajme
Sami Imeri nga Zvicra synon rekordin botëror në çiklizëm
Shqiptari nga Kumanova do t'i bashkohet garës në Zvicër, e cila do të zgjasë 1 muaj
Shqiptari Sami Imeri nga Zvicra po synon rekordin botëror Guiness, rekord në çiklizëm, përcjell albinfo.ch.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Imeri me prejardhje nga Kumanova ka deklaruar se ky event do të mbahet në Zvicër dhe do të zgjasë 1 muaj.
Postimi i plotë:
Përshëndetje, të gjithve,
Siç ju kam paraljmëruar në postimin e mëposhtëm në lidhje me GUINESS RECORD të çiklizmit, tani dua t’ ju lajmroj që nisja bëhet nesër në ora 11. Siç ja u kam shpjeguar në postimin tjetër, eventi zgjat 1 muaj nga nesër deri më 2 korrik dhe çdo dit duhet t’i bëj rreth 400 km apo gjithsej 12’000 km. Eventi i këtij rekordi botëror bëhet në Zvicër.
Poshtë postimit e keni në foto biçikletën me të cilën rrugëtova nga Zvicra për në Kosovë, por ka disa ndryshime vetëm tek rrotat.
Me shpresë që do t’ia arris qëllimit.
Të fala, Samiu.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













