Bota
Sa u shpenzuan për “E Premtja e Zezë”
Konsumatori mesatar do të shpenzojë mbi 1000 dollarë në këtë sezon pushimesh, shifër që mund të arrijë në 721 miliardë dollarë në total për industrinë
Dita e Falënderimeve mund të festohet vetëm në Shtetet e Bashkuara, por e Premtja e Zezë po kthehet në një event gjigant në të gjithë botën.
E Premtja e Zezë është dita kur blerësit amerikan, një ditë pas Falënderimeve, dynden drejt dyqaneve që ofrojnë ulje të mëdha për të nisur sezonin e pushimeve.
Tashmë, shitësit ndërkombëtar po përdorin të Premten pas ditës së Falënderimeve, si një mundësi për të tërhequr blerës nga e gjithë bota.
Depo e Amazon në Mbretërinë e Bashkuar është mbushur me gjithçka, nga filtrat e ujit e deri te lojërat e reja Lego.
Deri në mesditë, Amazon deklaroi se konsumatorët britanikë kanë blerë në nivele rekord, ndërkohë që 100,000 lojëra dhe 60,000 produkte kozmetike janë blerë që nga mesnata, transmeton “ATSH”.
Sipas operatores rajonale të Amazon në Mbretërinë e Bashkuar, Jonatan Gal, kompania ka punësuar 20,000 punonjës sezonalë për eventin dhe se kompania është përgatitur që nga fillimi i vitit për tu siguruar se operacionet do të ndodhin pa vonesa, përcjell albinfo.ch.
Sipas hulumtimeve, konsumatorët në Britani dhe vendet Nordike, janë disa nga blerësit më të dalluar gjatë të Premtes së Zezë. Zgjerimi i tregtisë në rrjet ka bërë që konsumatorët të mos marrin ditë pushimi për të përfituar zbritjet.
Në një raport të muajit tetor, PwC zbuloi se blerësit britanikë do të shpenzojnë në mesatare 234 funte mes të Premtes së Zezë dhe të Hënës Kibernetike. Sipas vlerësimeve, 45% e blerësve do t’i ndërmarrin transaksionet përmes laptop-it të tyre, ndërsa 26% do të jenë prezent në dyqane.
Shitjet e të Premtes së Zezë dhe të Hënës Kibernetike kanë nisur gjithashtu në Francë dhe në pjesën tjetër të Evropës përfshirë tregje të mëdha si Italia, Spanja dhe Gjermania.
Në Azi, vende si Japonia dhe India, kanë pasur gjithashtu zbritje gjatë periudhës nga Amazon.
Sipas Federatës Kombëtare të Shitjeve me Pakicë në Shtetet e Bashkuara, konsumatori mesatar do të shpenzojë mbi 1000 dollarë në këtë sezon pushimesh, shifër që mund të arrijë në 721 miliardë dollarë në total për industrinë.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











