Lajme

Sa të pa punë u regjistruan në Zvicër gjatë muajit prill

Situata në tregun e punës në prill 2023

Papunësia e regjistruar në prill 2023.

Referuar anketave të Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike (SECO), në qendrat rajonale të punësimit (RAV) në fund të prillit 2023 janë regjistruar 90,534 të papunë, 2,221 më pak se në muajin e kaluar, përcjell albinfo.ch.

Norma e papunësisë mbeti në nivelin 2.0% në muajin në shqyrtim. Krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, papunësia ra me 13,857 persona (-13,3%).