Sport
Sa shumë gola nga futbollistët shqiptarë (VIDEO)
Gola shënuan Xherdan Shaqiri, Berat Gjimshiti, Eros Grezda, Ergys Kaçe, Florent Hasani e Vedat Muriqi
Kjo fundjavë ka qenë shumë e suksesshme për futbollistët shqiptarë në garat evropiane.
Xherdan Shaqiri ka shënuar golin e dytë në fanellën e Liverpoolit. Ai shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 ndaj Fulhamit. Futbollisti shqiptar luajti deri në minutën e 81-të. Shaqiri ka edhe dy asistime, shkruan albinfo.ch.
https://www.youtube.com/watch?v=1zlK1fKyWuA
Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi luajtën 90 minuta për Arsenalin ndaj Wolvesit, në ndeshjen që përfundoi 1:1. Xhaka ka mundur të bëj më shumë në golin që pësuan vendësit.
Në Serie A, Atalanta shokoi Interin me rezultat 4:1, derisa në fushë për vendësit për 90 minuta ishin Etrit Berisha dhe Berat Gjimshiti. Ky i fundit shënoi me kokë për 3:1, duke qenë ndër futbollistët më të mirë në fushë. Për të ishte goli i parë në Serie A.
https://www.youtube.com/watch?v=ROdPVNgXPbE
Elseid Hysaj ishte titullar për Napolin që fitoi me përmbysje ndaj Genoas. Hysaj luajti deri në minutën e 81-të.
Përparim Hetemaj dhe Blerim Xhemaili u ndesh përballë njëri-tjetrit në ndeshjen Chievo – Bologna 2:2. Xhemaili u zëvendësua në minutën e 46-të, derisa Hetemaj në minutën e 68-të.
Empoli mundi Udinesen 2:1, derisa Frederik Veseli dhe Valon Behrami ishin në bankën rezervë. Veseli hyri në lojë në minutën e 92-të.
Për Lazion që barazoi me Sassuolon 1:1, Thomas Strakosha ishte titullar, derisa Valon Berisha hyri në minutën e 78-të.
Në Spanjë, Levante e Enis Bardhi humbi në shtëpi nga Real Sociedad 1:3, ku mesfushori shqiptar luajti 90 minuta dhe u ndëshkua me karton të verdhë.
Arbër Zeneli luajti për 90 minuta për Hereenven që u mposhtë 2:0 nga Groningen, kurse Donis Avdijaj luajti për 90 minuta për Willem 2 që mundi 3:2 Zwollen.
Në Gjermani, Milot Rashica hyri në lojë në minutën e 86-të për Werderin që humbi në shtëpi 3:1 nga Borussia Moenchengladbach. Kjo ishte humbja e tretë e Werderit. Hannoveri mundi Wolfsburg-un 2:1, ku Elvis Rexhbeçaj ishte titullar për mysafirët, por u ndërrua në minutën e 46-të, kurse Florent Muslija nuk luajti fare për Hannoverin, derisa Admir Mehmedi është i lënduar për ‘Ujqit’.
Në Skoci, kanë ardhur golat e parë të Eros Grezdës, që shkëlqeu me Rangers në fitoren e thellë 7:1 ndaj Motherwall.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=15&v=Oy0_GAZbD2E
Grezda shënoi dy gola dhe bëri një asistim, duke u zgjedhur edhe futbollisti i ndeshjes.
Në Greqi, Ergys Kaçe shënoi një super gol për Panathinaikos në derbin ndaj Olympiacos 1:1.
https://www.youtube.com/watch?v=0wC8SnAFrjM
Sulmuesi Vedat Muriqi ka shënuar gol në humbjen 2:1 që skuadra e tij Rizespor e pësoi ndaj liderit të Superligës turke, Basaksehir.
Në Hungari, Florent Hasani shënoi golin e vetëm për DVTK ndaj Debreçen. Hasani realizoi një super gol nga distanca.
E-Diaspora
-
Shqiptari i dënuar në Londër rrezikon ekstradimin në Kosovë Shqiptari i dënuar për përdhunim në Britani, përballet me ekstradim në Kosovë për grabitje të armatosur... -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje











