Lajme
Sa shqetësuese janë rastet e reja në Zvicër
Presidentja zvicerane Simonetta Sommaruga paralajmëroi të enjten se po vinte një valë e dytë e plotë. "Është pesë minuta nga mesnata," u tha ajo gazetarëve, duke u kërkuar të gjithëve në vend të marrin masa paraprake
Ndërsa Zvicra sheh numra rekord të lartë të infeksionit Covid-19 në bazë ditore, ministri i shëndetësisë paralajmëroi të enjten se situata është “përkeqësuar” me një shpejtësi alarmante.
“Ne jemi përballur ditët e fundit me një dinamikë të re, e cila është shumë negative dhe shumë e fortë,” u tha Alain Berset gazetarëve. Gjatë javës së kaluar, ai tha se “situata në Zvicër po përkeqësohet më shpejt se diku tjetër”.
Në shikim të parë, shifrat zvicerane mund të mos duken aq mbresëlënëse krahasuar me numrin e infeksioneve në vendet fqinje.
Kombi i pasur alpin me 8.5 milionë njerëz regjistroi të enjten 2,600 raste të reja – numri më i lartë ditor që nga fillimi i pandemisë, shkruan The Local, përcjell albinfo.ch.
Që nga fillimi, 71,140 raste janë raportuar në Zvicër dhe 1,817 vdekje, duke arritur në 832 raste dhe 21 vdekje për 100,000 njerëz.
Përqindja e testeve pozitive në vend është rritur ndërkohë nga 5.4 në 10.2 përqind në javën e kaluar.
Presidentja zvicerane Simonetta Sommaruga paralajmëroi të enjten se po vinte një valë e dytë e plotë. “Është pesë minuta nga mesnata,” u tha ajo gazetarëve, duke u kërkuar të gjithëve në vend të marrin masa paraprake.
“Sa më shpejtë të veprojmë, aq më pak kufizime do të ketë për popullsinë, ekonominë, familjet dhe grupet e rrezikut,” tha ajo, duke u bërë thirrje të gjithëve që “të punojnë së bashku”.
Qeveria Zvicerane do të diskutojë nëse nevojiten masa të reja për të frenuar përhapjen e virusit. Zvicra ka hequr shumicën e masave të vendosura gjatë valës së parë të madhe të infeksioneve në pranverë, përcjell tutje albinfo.ch.
Maskat e fytyrës janë të detyrueshme në transportin publik në të gjithë vendin, por vetëm rreth gjysma e 26 kantoneve i kërkojnë ato në dyqane dhe hapësira të tjera të brendshme publike.
Në Gjenevë, kantoni më i goditur, autoritetet këtë javë vendosën një kufi për mbledhjet private spontane të vetëm 15 personave, ndërsa demonstratat janë të kufizuara në 100 vetë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze Në kuadër të World Economic Forum (WEF) 2026 në Davos, një nga ngjarjet më prestigjioze globale... -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç












