Bota
Sa refugjatë humbën jetën duke kaluar përmes detit
Vitin e kaluar 84 345 refugjatë dhe migrantë ishin në gjendje të arrinin në Evropë përmes Detit Mesdhe
Të paktën 72 263 migrantë dhe refugjatë të parregullt arritën në Evropë përmes detit në nëntë muajt e parë të vitit 2019, bëri të ditur Agjencia e Migracionit e OKB-së.
Sipas raportit të lëshuar nga Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), 1 041 prej tyre humbën jetën në det.
Gjatë periudhës së njëjtë të vitit të kaluar, afër 84 345 refugjatë dhe migrantë ishin në gjendje të arrinin në Evropë përmes Detit Mesdhe, ndërsa 1 890 prej tyre u mbytën në det, transmeton ATSH.
Këtë vit, 39 155 migrantë dhe refugjatë të parregullt mbërritën në Greqi, më shumë se gjysma e mbërritjeve të përgjithshme, përcjell albinfo.ch.
“Këto arritje, brenda nëntë muajve të vitit 2019, janë më shumë se dy nga gjashtë vitet e fundit”, thuhet në raport.
Në rrugën Mesdhetare Lindore, numri i vdekjeve raportohet të ketë arritur 66 në vitin 2019. Në rrugën perëndimore, Spanja pranoi 17 405 migrantë dhe refugjatë të parregullt.
Numri i vdekjeve të raportuara në rrugën e Mesdheut Perëndimor ishte 315, krahasuar me 511 në vitin 2018.
Sipas raportit të IOM-it, rreth 8 000 migrantë deri tani kanë hyrë në Itali këtë vit. Rreth 21 100 migrantë hynë në vend gjatë periudhës së njëjtë në vitin 2018.
Malta pranoi mbi 2 800 refugjatë dhe migrantë këtë vit, duke spikatur nga periudha e njëjtë e vitit të kaluar e cila pati 714 ardhje.
Vdekjet në rrugën mesdhetare qendrore u ulën në 660 në vitin 2019, krahasuar me 1 261 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026












