Shqipëria
Sa punojnë gratë shqiptare në shtëpi?
Plot 29 orë në javë, kanë deklaruar gratë shqiptare, edhe pse ndoshta në realitet punojnë edhe disa orë më shumë
Nënë Maria jeton me bashkëshortin në një shtëpi dy katëshe. Pasi ka pirë kafen e mëngjesit me Fatmirin, 67-vjeçarja i përkushtohet punëve të shtëpisë.
Më pas, më shumë se dy orë në ditë merret me përgatitjen e drekës. Dhe të jetë për të, mund të qëndrojë gjithë ditën. Nga sistemimi, fshirja e pluhurave. Punët në një shtëpi private për gruan, nuk kanë fund thotë Maria.
“Unë nuk ulem gjatë gjithë ditës, jo lavatriçen duhet ta vendos, jo do hekurosësh, jo do lash enët, jo do bësh gati zarzavatet për të bërë drekën, ikën dita”, thotë nëna Maria për “Top Channel”.
Në fakt, Maria është një shembull i grave shqiptare, të cilat edhe sipas sondazhit të Komisionit Evropian për cilësinë e jetës të vendeve të Bashkimit Evropian dhe vendeve kandidate, rezultojnë se shpenzojnë më shumë kohë për të bërë punë shtëpie dhe për të gatuar se të gjitha shtetet e tjera, përcjell albinfo.ch.
Plot 29 orë në javë, kanë deklaruar gratë shqiptare, edhe pse ndoshta në realitet punojnë edhe disa orë më shumë. Pas tyre, janë gratë rumune që shpenzojnë 23 orë.
Gratë e Ballkanit që shpenzojnë më pak kohë në gatim dhe punë shtëpie se ne janë maqedonaset me 18 orë,dhe malazezet e serbet me 19 orë.
Ndërkohë që më pak nikoqiret në sondazh rezultojnë danezët me 9 orë, finlandezët dhe suedezët me 11 orë në javë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026











