Kosova
Sa para dha Zvicra për buxhetin e Gjykatës Speciale të Kosovës?
Buxheti që ka pasur Gjykata Speciale në dorë viteve të fundit është marramendës.
Për shtatë vjet, Dhomat e Specializuara në Hagë kanë pasur buxheti 275 milionë euro.
Burim kryesor i financimit për Dhomat e Specializuara të Hagës janë takspaguesit evropianë, përcjell Albinfo.ch.
Nga BE-ja, Specialja merr pjesën më të madhe të fondeve. Megjithatë fonde gjykatës që dikush e vlerëson të Kosovës e dikush jo, i janë ndarë edhe nga shtetet kontribuese, si Norvegjia e Zvicra.
Gazeta Nacionale sjell fondet e Gjykatës Speciale të saktësuara, për secilin vit veç e veç:
2016 – 2017: Shtetet anëtare të BE-së e kanë përkrahur Gjykatën Speciale me buxhet prej 29 milionë e 100 mijë euro.
2017 – 2018: Shtetet anëtare të BE-së kanë miratuar buxhet për Specialen në vlerë 41 milionë e 314 mijë euro.
2018 – 2020: Për këto dy vjet, Bashkimi Evropian ka ndarë buxhet për Dhomat e Specializuara në vlerë 86 milionë e 250 mijë euro.
2021 – 2023: Për vitin që lamë pas, këtë aktualin, dhe vitin e ardhshëm, BE-ja ka ndarë 110 milionë e 279 mijë euro.
Megjithatë, përveç këtyre fondeve, Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë pranuar ndihmë nga Qeveria e Norvegjisë në vlerë totale prej 8 milionë e 257 mijë euro, për zhvendosjen e procedurave në objektet në Hagë.
Përveç Norvegjisë, shtet kontribues për Specialen është edhe Zvicra. Që nga viti 2018 deri më 2022, dhe për vitin 2023, Zvicra ka ndarë afro 500 mijë euro për Dhomat e Specializuara, kryesisht për aktivitetet informuese dhe mediale në Kosovë.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












