Futboll
Sa paguhen futbollistët në Superligën zvicerane?
Në bazë të kësaj renditje, Superliga e Zvicrës ndodhet në vendin e 17-të në botë, ku paga mesatare në skuadrat zvicerane është 278 mijë euro
“Global Sports Salary Survey 2018”, raporti i realizuar nga “Sport Intelligence”, krahason 68 kampionate të shumë vendeve në mbarë botën në bazë të pagave. Krahasimi ofron një tablo interesante sa i përket ndarjes së pasurisë në botën e futbollit.
Duke parë klasifikimin e plotë shihet qartë se si kampionatet evropiane dominojnë “top 10”. Shtatë nga dhjetë kampionatet e para me pagat mesatare më të larta zhvillohen në Evropë.
Kampionati i parë jo-evropian, në vend të gjashtë, është “Chinese Super League” (paga mesatare për lojtar është 903.110 euro), ndërsa në vend të nëntë dhe të dhjetë gjejmë Brasileirao (Brazil) (576.027 euro) dhe MLS (SHBA) (446.472 euro), transmeton ‘monitor’.
Në vend të parë të këtij klasifikimi, siç pritej, është Premier League angleze, i vetmi kompeticion ku paga mesatare për lojtar është më e lartë se 3 milionë euro (3.379.520 euro), përcjell albinfo.ch.
Në vend të dytë, La Liga spanjolle (2.487.194 euro). Vendi i tretë për Serie A, ku paga mesatare për lojtar është 1.717.470 milionë euro, duke lënë pas Bundesligën gjermane, e katërta në klasifikim, ku paga mesatare për lojtar është 1.578.130 euro. Top 5 mbyllet nga Ligue 1 franceze, ku paga mesatare për lojtar është më e lartë se 1 milion euro (1.118.447).
Në bazë të kësaj renditje, Superliga e Zvicrës ndodhet në vendin e 17-të në botë, ku paga mesatare në skuadrat zvicerane është 278 mijë euro.
Në raportin “Global Sports Salary Survey 2018”, të realizuar nga “Sport Intelligence”, Shqipëria (Kategoria Superiore e Shqipërisë) renditet në vendin e 52, ku paga mesatare për lojtar është 11,332 euro, duke lënë pas Bosnjën (vendi 53 10,662 euro), Maqedoninë (vendi 54, 10,356 euro) dhe Malin e Zi (vendi 58, 6,762 euro).
Të ngjashme
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










