Bota
Sa orë në javë punojnë evropianët?
Në BE, në vitin 2023, 37,1% e të punësuarve punonin mesatarisht ndërmjet 40 dhe 44,5 orë në javë, ndërsa vetëm 7,1% regjistronin më pak se 20 orë punë aktuale në javë, në punën kryesore

Në Bashkimin Evropian, në vitin 2023 personat e aftë për punë të moshës 20-64 vjeç punonin mesatarisht 36.1 orë në javë.
Ky numër u referohet orëve që njerëzit kanë punuar realisht në punën e tyre kryesore, në javën e referencës.
Orari mesatar i punës në javë ndryshon ndërmjet vendeve të BE-së. Ato me javën më të gjatë të punës ishin Greqia (39.8 orë), Rumania (39.5), Polonia (39.3) dhe Bullgaria (39.0).
Në të kundërt, Holanda kishte javën më të shkurtër të punës (32.2 orë), e ndjekur nga Austria (33.6) dhe Gjermania (34.0), shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Në BE, në vitin 2023, 37,1% e të punësuarve punonin mesatarisht ndërmjet 40 dhe 44,5 orë në javë, ndërsa vetëm 7,1% regjistronin më pak se 20 orë punë aktuale në javë në punën kryesore.
Diapazoni 40-44.5 i orëve aktuale të punës përfaqëson pjesën më të madhe në shumicën e vendeve – me përjashtim të Irlandës, Finlandës, Belgjikës, Francës dhe Danimarkës, ku pjesa më e madhe e të punësuarve, ishte në intervalin 35-39.5 orë mesatare të punës në javë.
I njëjti interval orësh (40 deri në 44.5), tregon gjithashtu dallimet më të mëdha midis vendeve. Përqindjet më të mëdha u regjistruan në Bullgari (82,2%), Rumani (80,2%) dhe Letoni (77,7%). Përqindjet më të ulëta u gjetën në Belgjikë (16,1%), Francë (13,3%) dhe Danimarkë (10,6%).
Në BE, në vitin 2023 burrat që ishin të punësuar me kohë të plotë punonin 39.8 orë në javë, krahasuar me 37.8 orë për gratë, në të njëjtin grup.
Për gratë, java më e gjatë e punës, u gjet në Rumani (39.5 orë), Letoni (39.4) dhe Greqi (39.3). Java më e shkurtër e punës, ishte në Holandë (35.2 orë), Finlandë (35.7) dhe Irlandë (36.5).
Sa për meshkujt, 7 vende të BE-së kanë javë pune më të gjatë se 40 orë, veçanërisht Greqia (42.5 orë në javë), Qipro (41.3) dhe Polonia (41.1). Përkundrazi, burrat e punësuar me kohë të plotë, punonin më pak orë në javë në Finlandë dhe Luksemburg (secili 38.4 orë), si dhe në Holandë dhe Suedi (secili 38.8 orë).
Dallimi më domethënës midis gjinive, midis vendeve të BE-së, u gjet në Irlandë – me 40,5 për burrat dhe 36,5 për gratë, Holanda me 38,8 orë pune në javë për burrat dhe 35,2 për gratë, Greqia me 42,5 për burrat dhe 39,3 për gratë, Italia – me 40,2 për burrat dhe 37,0 për gratë, Finlanda – me 38,4 për burrat dhe 35,7 për gratë dhe Qiproja – me 41,3 për burrat dhe 38,8 për gratë.
Kohëzgjatja e javës mesatare të punës, e matur në orët aktuale të punës, ndryshon në sektorë të ndryshëm të aktiviteteve ekonomike.
Në vitin 2023, aktivitetet ekonomike, që shënuan javën më të gjatë të punës, ishin bujqësia, pylltaria dhe peshkimi (41.5 orë pune aktuale), miniera dhe gurore (39.1) dhe ndërtimi (38.9), ndërsa aktivitetet familjare si punëdhënës (26.7 orë pune aktuale), arsimi (31.9) dhe arti dhe argëtimi (33.0), shënuan javët më të shkurtra të punës.
Punëtorët e kualifikuar të bujqësisë, pylltarisë dhe peshkimit (42.4 orë pune aktuale), menaxherët (41.2) dhe profesionet e forcave të armatosura (39.7), kishin javët mesatare më të gjata të punës në BE, në 2023.
Në të kundërt, punëtorët me profesione elementare (31.7 orë pune aktuale), nëpunësit (34.0) dhe punonjësit e shërbimit dhe shitjes (34.8), kishin javët më të shkurtra të punës.
Në BE, në vitin 2023, personat e vetëpunësuar, që kishin punonjës, kishin numrin më të madh të orëve të zakonshme javore të punës, në punën e tyre kryesore – 47,0 orë, të ndjekur nga personat e vetëpunësuar, pa të punësuar me 40.4, krahasuar me punonjësit, me 36.6 orë në javë.
Ndër të gjitha vendet e BE-së, java më e gjatë e punës, për të vetëpunësuar pa të punësuar të tjerë, u theksua në Greqi (45.8 orë të zakonshme pune në javë), Poloni (43.7), në Belgjikë (43.6), Spanjë (43.3) dhe Sllovaki (43.0).
Punonjësit kanë punuar mesatarisht më shumë orë në javë, në Qipro dhe Rumani (secila 40.3), dhe Bullgari (40.0). Në të gjitha vendet e tjera, java mesatare e punës, numëronte më pak se 40 orë pune, për punonjësit, në vitin 2023.
Holanda, Danimarka dhe Gjermania, kanë javën më të shkurtër të punës për punonjësit (përkatësisht 32.1, 34.4 dhe 34.7 orë të zakonshme pune në javë.).
E-Diaspora
-
Nga gushti i vitit të ardhshëm, Italia heq kartën e identitetit fizikë, preken edhe shqiptarët Raportohet se nga 3 gushti 2026, kartat e identitetit fizike (në letër) të lëshuara në Itali...
-
4 milionë euro për policen e sigurimeve për mërgimtarët, vlerësohet vendim i padrejt
-
Nga 1 korriku, Aeroporti i Prishtinës nis fluturime të rregullta drejt Lionit
-
Detaje të reja rreth vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Itali
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk
Jeta në Austri
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri Interesimi për studimet mjekësore në Austri është rritur ndjeshëm këtë vit, me 15,668 kandidatë të regjistruar...
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë