Lajme
Sa kanë stres zviceranët e sa shqiptarët
Pas Monakos renditen Lihtenshtajni, Luksemburgu, Zvicra dhe Irlanda, të gjitha me nivele të ulëta stresi

Stresi është bërë një nga problemet më të mëdha të shoqërive moderne, i cili mund të vijë si pasojë e shumë faktorëve.
Megjithatë, niveli i stresit nuk është i njëjtë në të gjitha vendet, pasi ndikohet nga mënyra e jetesës, klima dhe gjendja ekonomike.
Revista Ceo Magazine Ëorld ka publikuar një raport mbi stresin që përjetojnë qytetarët në vende të ndryshme të botës, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave, Shqipëria renditet në vendin e 84-t nga 197 vende të marra në shqyrtim, duke pasur një nivel stresi gati mesatar. Raporti e vlerëson stresin në bazë të katër shtyllave kryesore: stresi i punës, stresi financiar, stresi social dhe familjar, si dhe ai i lidhur me çështjet shëndetësore. Për qytetarët shqiptarë, burimi kryesor i stresit është puna, e ndjekur nga stresi për paratë.
Në krahasim me vendet e tjera të Evropës, Shqipëria rezulton të përjetojë më shumë stres, ndërsa për rajonin niveli është afërsisht mesatar. Mali i Zi dhe Serbia paraqiten me qytetarë më pak të stresuar, duke u renditur përkatësisht në vendin e 75-të dhe 78-të. Ndërkohë, Maqedonia e Veriut dhe Bosnje-Hercegovina u renditën më poshtë se Shqipëria, në vendin e 89-të dhe 92-të.
Monako renditet si vendi më pak i stresuar në botë për vitin 2025, duke arritur një rezultat të jashtëzakonshëm. Mjedisi i tij luksoz dhe paqësor, jeta e gjallë urbane dhe qendra e fortë financiare kontribuojnë ndjeshëm në këtë status pa stres, duke ofruar një atmosferë multikulturore dhe një cilësi të lartë jetese. Pas Monakos renditen Lihtenshtajni, Luksemburgu, Zvicra dhe Irlanda, të gjitha me nivele të ulëta stresi.
Në anën tjetër të spektrit, Burundi është identifikuar si vendi më i stresuar në botë, i ndjekur nga Sudani i Jugut, Afganistani, Siria dhe Malavi. Këto shtete janë të prekura rëndë nga konfliktet, problemet financiare dhe prapambetja në zhvillim, çka ndikon drejtpërdrejt në rritjen e nivelit të stresit të qytetarëve të tyre.
E-Diaspora
-
Britani
Çifti Bujupi fiton 600 mijë euro në lotarinë britanike: Do ta ndihmoj nënën në Kosovë Fat i madh për çiftin Bujupi në Britani: 600 mijë euro në loto...
-
Orkestra Simfonike e TKOBAP-së mahnit në Festivalin “Respighi Bologna 2025”
-
Bern
Shoqata “Bashkimi” në Bern organizon festë për 28 Nëntorin
-
Kosova, e vetmja përfaqësuese e librit shqip në Panairin e Frankfurtit
-
Ekspozitë: “Migracioni – E ardhmja në retrospektivë”
Jeta në Austri
-
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 Austria regjistroi 13,032 kërkesa për azil në vitin 2025, një rënie prej 32% krahasuar me të...
-
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese
-
Mashtrues në Vjenë: Paraqiten si punonjës uji për të vjedhur apartamente
-
Tronditëse: Foshnje e porsalindur gjendet e vdekur në çatinë e një garazhi në Graz
-
Rregulla të reja për punonjësit e pavarur në Austri nga viti 2026