Lajme
Sa janë të pasur njerëzit në Gjermani?
Në Gjermani ndërkohë ka rreth 3.900 të ashtuquajtur super të pasur, këta janë njerëzit me një pasuri financiare mbi 100 milion dollarë. Brenda një viti numri i super të pasurve u rrit edhe me 500 persona të tjerë, pasuria e të cilëve është shtuar me 16 përqind. Kjo rritje e pasurisë ka të bëjë kryesisht me fitimet e mëdha nga kurset në tregjet ndërkombëtare të financave. Super të pasurit posedojnë gati një të tretën e pasurisë financiare në vend. Këta 3.900 super të pasur të quajtuar edhe “Ultra High Net Worth Individuals” (UHNWI), sipas raportit të fundit “Global Wealth Report 2025” të konsulencës së sipërmarrjeve Boston Consulting Group (BCG) bashkarisht posedojnë gati tre bilion dollar.Kjo shumë përbën 27 përqind të pasurisë financiare në tërësi të Gjermanisë. Në përgjithësi pasuria bruto e buxhetore gjermane është 22,9 bilion dollar nga këto 11,1 bilion janë pasuri fiananciare, pra depozita bankare, letra me vlerë, pensione dhe para në dorë. 11,8 bilion dollarë janë pasuri të patundshme dhe të depozituara në të tjera vlera reale.
Gjermania e treta në botë për numrin e super të pasurve
Në mbarë botën Gjermania me 3.900 super të pasur zë vendin e tretë, pas SHBA-së me (33.000) dhe Kinës me (9.200). Edhe numri i milionerëve në dollarë është rritur në Gjermani: 678.000 vetë posedojnë ndërkohë në Gjermani një pasuri me të paktën një milion dollarë një rritje me 65.000 krahasuar me një vit më parë.
Oxfam është kritike ndaj këtyre tendencave
Organizata joqeveritare Oxfam e sheh me sy kritik përqendrimin gjithnjë në rritje të pasurisë në vetëm pak posedues. Në raportin e saj në janar 2025 kjo organizatë tërheq vëmendjen, se miliarderet dhe miliarderët gjermanë mesatarisht përfitojnë shumë nga trashëgimia 71 përqind të pasurisë së tyre ata nuk e kanë arritur vet, por e kanë të trashëguar. Në krahasimin në nivel botëror mesatarja është vetëm 36 përqind pasuri e trashëguar. /DW
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










