Kosova
Sa janë të kënaqur shqiptarët me punën e tyre
Pyetjet e lidhura me punën, ishin një test për të kuptuar sa ndjehen komodë dhe sa të angazhuar janë me institucionin apo kompaninë që ata punojnë
Sipas një sondazhi të fundit mbi nivelin e kënaqësisë dhe angazhimit në punë, 51 për qind shqiptarë (në Shqipëri dhe Kosovë) janë të pakënaqur nga puna e tyre, 9 për qind shumë të pakënaqur, 32 për qind të kënaqur dhe 8 për qind shumë të kënaqur.
Anketa u bë e mundur nga “EP & Partners Consultancy shpk (EPPC)” me pjesëmarrjen e qytetarëve që kanë aktualisht një pozicion pune në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe Kosovës.
Kështu, në Shqipëri dhe Kosovë, kjo shifër ka një rënie krahasuar me sondazhin e dy viteve më parë ku pakënaqësia ishte në nivelin 64 % në të dy vendet.
Erald Pashaj, nga EPPC shpjegon se çdo pjesëmarrës iu përgjigj 19 pyetjeve gjithsej, nga të cilat 8 kishin të bënin me të dhëna klasifikuese dhe 11 me perceptimin e të anketuarve mbi punën, transmeton Monitor.
Pyetjet e lidhura me punën, ishin një test për të kuptuar sa ndjehen komodë dhe sa të angazhuar janë me institucionin apo kompaninë që ata punojnë, përcjell albinfo.ch.
Pjesëmarrësit në sondazhin e realizuar në Shqipëri dhe Kosovë, u pyetën se sa të kënaqur ishin nga puna aktuale dhe sa mundësi kishte që brenda një viti të kërkonin punë diku tjetër.
Erald Pashaj, administrator dhe themelues i EPPC, tha: “Sikurse tregohet edhe në grafikët e detajuar, kënaqësia është më e lartë mes punonjësve me paga të mesme e të larta, punonjësve me përvojë dhe atyre që banojnë në Kosovë.
Kurse pakënaqësia është më e lartë mes punonjësve me paga të ulëta, të punësuarit me kohë të pjesshme dhe kryesisht grupmoshës 30-39 vjeç.
Pashaj evidenton edhe faktin se 57% e shohin si të mundur të ndërrojnë punë në vitin e ardhshëm, kryesisht për një pagë më të lartë, mundësi karriere, vlerësim dhe një punë më të mirë dhe më pak stresuese. Mes arsyeve të kërkimit të një pune të re, balanca punë-jetë private ka rritjen më të madhe në krahasim me sondazhin e kryer dy vite më parë. Kjo tregon fokusin në rritje të shqiptarëve për aktivitete jashtë pune dhe fokus në familje, sikurse edhe trendi global.
Nga 12 arsyet e ofruara për të kuptuar çfarë i shtyn të anketuarit që të kërkojnë punë të re, edhe këtë vit rezultoi se paga është faktori më i rëndësishëm.
Nga të dhënat rezultoi se ka një hendek të thellë midis rëndësisë që i japin punonjësit faktorëve të ndryshëm dhe nivelin të kënaqësisë me këta faktorë në punën aktuale. Kjo shpjegon edhe nivelin e lartë të pakënaqësisë me punën në tërësi, në vlerën 60% më 2019”, tha Pashaj.
“Vlerësimi për punën që bëj” së bashku me “Paga” kanë hendekun më të madh mes rëndësisë dhe kënaqësisë në nivelin 62%, ndjekur nga “Respektimi i punonjësve në çdo nivel” (59%)”, vazhdoi ai.
Risi për këtë vit ishte matja e nivelit të angazhimit që punonjësit kanë me punën në të dyja vendet. Pjesëmarrësit u pyetën se sa të angazhuar ndihen ata me punën, karrierën, kolegët, eprorët, ku rezultoi se vetëm 39.5 % e punonjësve në Shqipëri dhe Kosovë ndjehen të angazhuar në punë. Angazhimi në punë ka vlera nën mesatare për të gjithë faktorët e matur, pasi pjesa më e madhe e punonjësve ndjehen të pavlerësuar për punën që kryejnë, pa mundësi për rritje profesionale dhe karrierë, si edhe me besim të ulët tek kolegët dhe veçanërisht eprorët.
Gjithashtu, dukuri serioze që u vu re në sondazh ishte puna gjatë fundjavës/festave zyrtare. Konkretisht 72% e punonjësve të punësuar në kompani private deklarojnë se punojnë në fundjavë dhe/ose gjatë festave zyrtare. Ndër ta 24% deklarojnë që ndodh gjithmonë, 17% shpesh dhe 31% ndonjëherë. Në institucione publike ndodh më rrallë, konkretisht në 55% të rasteve dhe në vetëm 5% të rasteve, gjithmonë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës Fillon numërimi i votave të diasporës për raundin e dytë zgjedhor... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
Londër
Rrëfimi i një vajze nga lufta në Kosovë prezantohet në London School of Economics -
Gjermani
Kevin doktoroi në Universitetin Teknik të Mynihut -
Suedi
Dy akademikë nga Kosova ndër më të spikaturit në universitetet suedeze
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri










