Futboll
Sa janë shpërblimet për lojtarët nëse e fitojnë Euro 2020
Në Euro 2020, çdo ekip do të marrë një shpërblim për pjesëmarrjen prej 9.25 milionë eurosh
Sa vlen të fitosh Euro 2020? Nga 200 mijë deri në gjysmë milion euro. Kjo është fasha e shpërblimeve që federatat pjesëmarrëse në Evropian kanë vënë në dispozicion për lojtarët, në rast se do të ngrenë trofeun.
Gazzetta dello Sport shkruan se në këtë drejtim, Federata më e pasur është Federata Angleze (The Football Association), e cila do të vërë në dispozicion, në total, 12 milionë funte për lojtarët e kombëtares, nën drejtimin e trajnerit Gareth Southgate, nëse do të ngrenë trofeun në Wembley – ose rreth 540 mijë euro për secilin lojtar, transmeton Monitor, përcjell albinfo.ch.
Pas krahëve të Anglisë, kombëtarja e Belgjikës, lojtarët e së cilës do të shpërblehen me deri në 435 mijë euro secili. Futbollistët e Spanjës dhe Gjermanisë do të shpërblehen me 400 mijë euro në rast se fitojnë kompeticionin. “Nuk i shpërblyem lojtarët me kualifikimin e tyre, por zgjodhëm të rrisnim shpërblimin në rast se fitojnë trofeun”, tha Oliver Bierhoff, drejtori sportiv i Federatës Gjermane. “Është një shifër e lartë, por do ta paguaja me shumë dëshirë”.
Në rast fitoreje Botëror – Evropian, pas suksesit të vitit 2018, futbollistët e Francës mund të marrin një shpërblim prej 340 mijë eurosh, shifra të ngjashme me ato të Portugalisë së Cristiano Ronaldo, i cili kërkoi “një komision” nga të ardhurat e pritshme nga UEFA dhe pak më shumë se Danimarka, e cila ka vënë në dispozicion në total 8.5 milionë euro për 26 lojtarët – 327 mijë secili.
Në fund të renditjes midis emrave të mëdhenj, Holanda ka vënë në dispozicion 200 mijë euro për lojtar. Për Italinë, negociatat vijojnë: deri tani flitet për arritjen në çerekfinale, jo për fitoren e kompeticionit, shpjegon Gazzetta dello Sport.
Në Euro 2020, çdo ekip do të marrë një shpërblim për pjesëmarrjen prej 9.25 milionë eurosh, me bonuse të tjera në varësi të ecurisë, kurse ekipi që do të ngrejë trofeun, do të fitojë 34 milionë euro.
Sa vlen të fitosh Euro 2020, çmimet për lojtarët
Anglia: 540 mijë euro për lojtar;
Belgjika: 435 mijë euro për lojtar;
Gjermania: 400 mijë euro për lojtar;
Spanja: 400 mijë euro për lojtar;
Franca: 340 mijë euro për lojtar;
Danimarka: 327 mijë euro për lojtar;
Holanda: 200 mijë euro për lojtar.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025










