Bota
Sa është pasuria e Presidentit të SHBA-së
Sipas llogaritjeve të “Forbes”, Trump shpenzon mesatarisht, bazuar në të dhënat që variojnë nga 2010 deri në 2019, rreth 130 milionë dollarë në vit
Pasuria e presidentit të sapozgjedhur Donald Trump u rrit me 3,6 miliardë dollarë duke arritur në vlerën prej 6,1 miliardë dollarësh.
Llogaritjet janë bërë nga “Forbes”, sipas të cilit Trump në fillim të vitit kishte një vlerë prej 2,5 miliardë dollarësh.
Në mars, presidenti i zgjedhur u pasuroi kuotat e tij përmes rrjetit “Truth”, duke arritur një vlerë deri në shtatë miliardë.
Megjithatë, në prill, aksioneve të Truth humbën terren, duke ”varfëruar” përkohësisht manjatin, por në maj, pasuria e tij shkoi në tetë miliardë me përdorimin e rrjetit të tij social në bursë, përpara se të binte përsëri kur u shpall fajtor nga një juri e Nju Jorkut me 34 akuza për paratë abuzive ndaj aktores së kinematografisë pornografike, Stormy Daniels, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Në muajt në vijim pati ulje-ngritje, deri në stabilizimin e pasurisë së tij në 6,1 miliardë.
Sipas llogaritjeve të “Forbes”, Trump shpenzon mesatarisht, bazuar në të dhënat që variojnë nga 2010 deri në 2019, rreth 130 milionë dollarë në vit.
Katër vitet e tij të para në Shtëpinë e Bardhë e bënë atë të pasur, me bizneset e tij që realizuan 2,4 miliardë dollarë të ardhura dhe 550 milionë dollarë fitim midis 2017 dhe 2020.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










