Kuriozitete
Sa është e rrezikshme të ecësh me telefon në duar
Rreth 270 mijë këmbësorë humbin jetën çdo vit në botë, duke përbërë një të pestën e të gjitha viktimave në trafik
Të gjithë jemi në një mendje se të ecësh pas dikujt që është i humbur pas telefonit, është e mërzitshme. Tani, shkencëtarët thonë se kjo është e rrezikshme, po ashtu.
Të përdorësh telefonin ndërsa ecën, ke më shumë shanse të shkaktosh një aksident se sa kur i përgjigjesh një telefonate apo kur dëgjon muzikë, kanë paralajmëruar kërkuesit pasi kanë analizuar shkaqet që qëndrojnë pas aksidenteve në të cilat përfshihen qindra këmbësorë.
Shkrimi i mesazheve në telefon është i lidhur me një numër më të madh rastesh problematike kur kalon një rrugë, thotë studimi.
Nëse bëjmë një krahasim, biseda në telefon është e lidhur vetëm me një rritje të vogël të kohës që duhet për të kaluar një rrugë në mënyrë të sigurt dhe dëgjimi i muzikës, nuk ka ndikim të dukshëm tek siguria e këmbësorëve, transmeton TCH.
Kërkuesit nga universiteti i Kaljarit në Kanada, thonë se zbulimet e tyre kërkojnë më shumë investigim, duke nënvizuar se mungesa e vëmendjes e këmbësorëve është një problem shqetësues në qytetet e të gjithë botës, përcjell albinfo.ch.
Rreth 270 mijë këmbësorë humbin jetën çdo vit në botë, duke përbërë një të pestën e të gjitha viktimave në trafik. Studime të mëparshme kanë treguar se përdorimi i telefonave celularë ndikon edhe tek organizmi unë.
Një studim i publikuar në dhjetor, që analizonte të dhënat e një urgjence spitalore në SHBA, kishte dalë në përfundimin se lëndimet në qafë, fytyrë, sy, hundë dhe kokë ishin rritur ndjeshëm 20 vjetët e fundit.
Dhe, pjesa më e madhe e këtyre lëndimeve u ndodhnin njerëzve të moshave 13-29 vjeç, për shkak të ngarjes së makinës pa vëmendjen e duhur dhe ecjes duke shkruar mesazhe në telefon.
Të ngjashme
Të tjera nga Kuriozitete
E-Diaspora
-
SHBA
Labearta Hasanramaj specializon në SHBA dhe bën shqiponjën me duar Shqiptarja përfundon specializimin në Menaxhment dhe Administratë Publike në SHBA... -
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA?
Jeta në Austri
-
Sidrit Vokshi dëshiron të përfaqësojë Austrinë në Eurovision Sidrit Vokshi është një nga artistët që konkurrojnë për Eurovision, më 20 shkurt në shfaqjen para-seleksionuese... -
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri












