Jeta në Zvicër
Sa është e plakur popullsia e Zvicrës?
Derisa Kosova vazhdon të jetë shteti me popullsinë më të re në Evropë edhe për vitin 2020, ku qëndron Zvicra në këtë aspekt?
Kosova vazhdon të jetë shteti me popullsinë më të re në Evropë edhe për vitin 2020.
Bazuar në të dhënat e Eurostat, me moshë mesatare prej 30.5 vjeç në vitin 2020, Kosova është renditur në vendin e parë në Evropë për nga popullsia. Pas Kosovës, në vendin e dytë është Turqia me 32.4 vjeç, Islanda me 36.5 vjeç dhe në vendin e katërt renditet Shqipëria, me 37.2 vjeç.
Por ku qëndron Zvicra në këtë listë?
Sipas Eurostat mosha mediane e popullsisë së Zvicrës ishte 42.6 vjeç në vitin 2020. Kështu, duke e renditur shtetin zvicëran në vendin e 20-të në Evropë për nga popullsia, shkruan Albinfo.ch.
Sipas këtyre statistikave, në vitin 2020, mosha mesatare e popullsisë së BE -së ishte 43.9 vjet. Në krahasim me vitin 2001 (viti i parë referues për të cilin ka informacion), mosha mesatare u rrit me më shumë se 5 vjet (nga 38.4 vjet).
Në vitin 2020, shumica e rajoneve të kryeqytetit në BE regjistruan popullsi relativisht të reja – por rajoni francez i Mayotte regjistroi, deri tani, moshën mesatare më të ulët (17.7 vjeç). Kjo u pasua nga një rajon tjetër francez, Guyane (26.1 vjet), dhe rajoni spanjoll i Ciudad Autónoma de Melilla (34.4 vjet).
Nga ana tjetër, mosha mesatare më e lartë u regjistrua në Chemnitz në Gjermani (52.0 vjet), e ndjekur nga rajoni italian i Liguria (51.4 vjet) dhe 4 rajone të tjera në Gjermani: Sachsen-Anhalt (51.2 vjet), Brandenburg dhe Mecklenburg-Vorpommern (të dy 50.5 vjet) dhe Thüringen (50.3 vjet).
https://ec.europa.eu/eurostat/en/web/products-eurostat-news/-/ddn-20211013-2
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











