E-Diaspora
Sa e rëndësishme është Gjermania për Shqipërinë!
Shqipëria dhe Republika Federale e Gjermanisë më 8 shtator do ta festojnë 30 vjetorin e bashkëpunimit ekonomik, në qytetin veriperëndimor shqiptar të Shkodrës, thuhet në një deklaratë e Ambasadës Gjermane në Tiranë.
Një vit pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, Republika Federale e Gjermanisë dhe Shqipëria kanë filluar marrëdhëniet për bashkëpunim ekonomik.
Në 30 vitet e bashkëpunimit, të dy palët kanë realizuar një numër të projekteve të rëndësishme që kanë ndihmuar për të përmirësuar ndjeshëm kushtet e jetesës së shqiptarëve. Projektet për përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm në disa qytete shqiptare luajtën një rol të veçantë, transmeton Albinfo.ch.
Më shumë se 1 milion banorë shqiptarë të zonave rurale, në saje të pajisjeve të reja të ujit të pisjëhm, pinë ujë të mirë, të pastër. Për pajisjet e reja të ujit të pijshëm, Gjermania ka investuar 392 milionë euro në Shqipëri, ndërsa 332 milionë euro janë investuar në sistemin energjetik shqiptar, thuhet në një deklaratë të Ambasadës Gjermane në Tiranë.
Me paratë gjermane janë riparuar edhe një numër i konvikteve të studentëve në Tiranë, për më shumë se 1200 studentë.
Për zhvillimin ekonomik në Shqipëri, pala gjermane ka investuar 171.6 milionë euro. Në këtë periudhë, më shumë se 7.200 fermerë shqiptarë janë mbështetur me ndihma financiare, ndërsa 10.000 të rinj kanë marrë kredi të vogla për trajnimin e tyre profesional.
Si pjesë e bashkëpunimit ekonomik, 47.9 milionë euro u investuan gjithashtu në mbrojtjen e mjedisit dhe biodiversitetit.
Që nga viti 1988 Gjermania i ka dhënë Shqipërisë më shumë se 1 miliard euro, duke e bërë atë një nga vendet më të mëdha donatore të BE-së për Shqipërinë.
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











