Sport
Rusisë i ndalohet pjesëmarrja në kampionate sportive për katër vjet
Komiteti Ekzekutiv i Agjencisë Botërore Kundër Dopingut i ka ndaluar pjesëmarrjen Rusisë nga kampionatet botërore, përfshirë Lojërat Olimpike, për katër vjetët e ardhshme, duke përmendur manipulimet e rezultateve laboratorike të analizave për përdorim të drogës.
Vendimi është marrë të hënën në mënyrë unanime, pasi Agjencia ka thënë se Moska ka ndryshuar rezultatet laboratorike, duke fshirë testet për drogë që kanë rezultuar të jenë pozitive.
Kjo Agjenci pritet t’i dërgojë këtë vendim Agjencisë ruse Kundër Dopingut, duke pretenduar se kjo e fundit nuk ka vepruar në përputhje me Kodin Botëror Kundër-Dopingut.
Si nënshkrues i Kodit Botëror Kundër-Dopingut, Komiteti Ndërkombëtar Olimpik detyrohet ta zbatojë vendimin, përcjell albinfo.ch.
Agjencia ruse Kundër-Dopingut ka 21 ditë për të apeluar vendimin në Gjykatën e Arbitrazhit për Sport, me bazë në Zvicër.
E-Diaspora
-
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau Një profil i lartë shkencor dhe klinik, që nga laboratorët e Cyrihut e deri te udhëheqja... -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










