Bota
Rusia vendos tarifa shtesë në produktet amerikane
Rusia ka paralajmëruar rritje të shifrave të tarifave në mallërat e SHBA-së.

Ministria e Ekonomisë në Rusi ka paralajmëruar vendosjen e tarifave shtesë të Moskës në mallërat e SHBA-së.
Ministri rus për Zhvillim Ekonomik, Maxim Oreshkin, ka thënë se masat shtesë nga 25 deri në 40 përqind do të aplikohen në disa pajisje për punime rrugore, pajisje të gazit dhe naftës, instrumente të prodhimit të metalit, si dhe në fibra optikë.
Ministria ka thënë se këto masa synojnë të kompensojnë dëmin në vlerë të 88 milionë dollarëve në produktet ruse, si pasojë e tarifave amerikane. Ministria për Zhvillim Ekonomik në Rusi nuk ka përjashtuar vënien e masave të reja.
Kina dhe Shtetet e Bashkuara kanë vendosur masa reciproke ndaj njëra-tjetrës në vlerë të 34 milionë dollarëve.
Rusia, Bashkimi Evropian, India dhe Kina kanë bërë kërkesë tek Organizata Botërore e Shëndetësisë për të sfiduar masat e vendosur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Uashingtoni ka thënë se është detyruar t’i aplikojë këto tarifa për shkak të praktikave të padrejta tregtare dhe për çështje të sigurisë kombëtare.
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor