Kriza në Ukrainë
Rusia sulmoi sërish portin ku transportohet gruri
Autoritetet ruse thanë të hënën se një sulm me raketa që trupat e saj ndërmorën ndaj portit të Odesës në Ukrainë nuk duhet të ndikojë te marrëveshja për të rifilluar eksportet e drithit.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se raketat goditën vetëm infrastrukturën ushtarake dhe jo atë që përdoret për eksportin e drithit.
Fillimisht Rusia e mohoi përfshirjen në sulmin e së shtunës, por të dielën ndryshoi qëndrim dhe tha se trupat e saj ishin përgjegjëse.
Zyrtarët ukrainas kanë bërë të ditur se po vazhdojnë me përpjekjet për të rifilluar eksportin e drithit, bazuar në marrëveshjen e firmosur nga Kievi dhe Moska në Stamboll.
Kombet e Bashkuara dhe Turqia ndërmjetësuan në arritjen e marrëveshjes, sipas së cilës flota ruse në Detin e Zi duhet të lejojë kalimin e sigurt nëpër zonat që Moska ka bllokuar, që prej fillimit të sulmin në Ukrainë, në fund të muajit shkurt.
Marrëveshja u përshëndet si një hap i rëndësishëm drejt zbutjes së një krize globale ushqimore. Sekretari i Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, e quajti atë “një dritë shprese, mundësish e lehtësimi”.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy, kritikoi Rusinë pas sulmit në portin e Odesës, duke thënë se një gjë e tillë rrezikonte marrëveshjen mbi drithin.
Në një reagim të tij, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se sulmi “hedh dyshime serioze mbi besueshmërinë e angazhimit të Rusisë ndaj marrëveshjes dhe minon punën e OKB-së, Turqisë dhe Ukrainës për të dërguar produkte jetike ushqimore në tregjet ndërkombëtare”./VOA
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











