Lajme
Rusia: Kosova s’ka të drejtë të vendosë marrëdhënie diplomatike me Izraelin
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, beson se Kosova nuk ka pasur të drejtë ta hapte asnjë mision diplomatik në Jerusalem.
Sipas MPJ-së ruse, ky hap është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të OKB-së, shkruajnë mediat kosovare, raporton Albinfo.ch.
Rusia zyrtare pretendon se Kosova nuk ka të drejtë sipas 1244-shit që krijojë marrëdhënie diplomatike speciale me vende të tjera.
“Ky hap është në kundërshtim me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas së cilës akoma nuk është rregulluar e drejta e Kosovës për të pasur marrëdhënie speciale diplomatike me vendet e tjera. Ne do të dëshironim të theksonim edhe një herë pozicionin tonë parimor mbi Jerusalemin: qyteti duhet të jetë kryeqyteti i dy shteteve të pavarura të Palestinës dhe Izraelit, i hapur për besimtarët e të tri feve monoteiste”, tha Zakharova.
Ajo tha gjithashtu se pozicioni i Rusisë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është që “Beogradi dhe Prishtina duhet të gjejnë një zgjidhje të pranueshme nga të dy palët, e cila do të miratohet nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe që duhet të jetë në interes të popullit të Serbisë”.
Kosova dhe Izraeli këtë të hënë kanë formalizuar marrëdhëniet e vendosura diplomatike me hapjen e ambasadës së Kosovës në kryeqytetin e Izraelit në Jerusalem.
Në ceremoni ka marrë pjesë E Ngarkuara me Punë e Republikës së Kosovës në Izrael, Ines Demiri dhe Shefi i Protokollit të Shtetit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Izrealit, Gil Haskel.
Haskel i ka uruar mirëseardhje Demirit, duke ia dhuruar asaj kartelën identifikuese të diplomates. Zyrtari izraelit ka thënë se ka qenë privilegj përurimi zyrtar i Ambasadës së parë të Republikës së Kosovës në Jerusalem.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar të dielën se është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izrael, me seli në Jerusalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Washington, të nënshkruar në shtator të vitit që shkoi.
Lidhur me këtë çështje, Kosova është kundërshtuar ashpër nga shteti i Turqisë, nga Liga Arabe, por gjithashtu edhe nga Bashkimi Evropian, por kështu sipas marrëveshjes së 4 shtatorit në Shtëpinë e Bardhë, Kosova është bërë vendi i tretë në botë që e vendos ambasadën e saj në Jerusalem.
Ambasadori palestinez në Beograd, Mohamed Nabhan, e ka kritikuar ashpër Kosovën, e cila e ka hapur ambasadën e saj në Jerusalem. Nabhan tha se Kosova, e cila, thotë ai, “nuk është ende shtet”, ka filluar shkeljen e ligjit ndërkombëtar në dëm të popujve të tjerë, jo vetëm në Ballkan, por edhe në Lindjen e Mesme. Ai kërcënoi se kjo qasje nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë










