Bota
Rusia akuzon Facebook dhe Google për ndërhyrje në zgjedhje
Google ka reaguar, duke thënë se nuk kontrollon kohën e shpërndarjes së reklamave
Në zgjedhjet e fundit që u zhvilluan në Rusi, mund të kenë ndërhyrë rrjeti social Facebook dhe gjiganti i kërkimit Google.
Sipas akuzave të këtij shteti, të dy platformat kanë ofruar reklama të partive politike, si në ditën e zgjedhjeve, ashtu edhe një ditë më herët, kur ishte heshtje parazgjedhore, transmeton Telegrafi.
“Veprimet e Facebook dhe Google kanë bërë që të ndërhyhet në zgjedhje në mënyre jo të drejtpërdrejtë, por që është një ndërhyrje në punët e brendshme të Federatës Ruse”, thuhet një një raport zyrtar.
Me ligje në fuqi, nuk lejohet shpërndarja e materialeve për reklamime politike një ditë më herët dhe gjatë zhvillimit të zgjedhjeve në Rusi.
Google ka reaguar, duke thënë se nuk kontrollon kohën e shpërndarjes së reklamave, derisa ka bërë të ditur se nuk ka lejuar asnjë material që nuk kishte përmbajtje të duhur.
Në anën tjetër, Facebook ka bërë të ditur se lejoi të qarkullonin vetëm postime që kanë të bëjnë me parti serioze dhe jo propagandë nga parti që nuk ekzistojnë.
Kjo vjen pas kontrolleve që ka bërë Facebook pas zgjedhjeve në Shtetet e Bashkuara të vitit 2016, kur u akuzua për shumë ndërhyrje shkruan Telegragi, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









