Koronavirusi: çast pas çasti
Rusi: Afër 11.000 raste të reja me koronavirus
Konfirmohet se shifra e rasteve të reja ka shkuar rreth 11.000 në Rusi
Autoritetet në Rusi thanë se në 24 orët e fundit kanë regjistruar 10,899 raste të reja me koronavirus, të cilat e çojnë në mbi 232,000 numrin e përgjithshëm të tyre.
Me këtë shifër, Rusia ka numrin më të madh të të infektuarve në botë, pas Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë mbi 1.3 milion.
Deri më tash, SHBA-ja është ndjekur nga Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Italia.
Numri aktual i viktimave në Rusi është 2,116.
Përkundër shifrave, presidenti rus, Vladimir Putin, ka marrë vendim që nga sot izolimi mbarëkombëtar nga koronavirusi të lehtësohet dhe bizneset t’i rikthehen punës.
Ngjarjet e mëdha publike do të mbeten të ndaluara dhe njerëzit ende duhet t’i ndjekin udhëzimet shëndetësore, por është në interes të të gjithëve që ekonomia “të kthehet shpejt në normalitet”, ka thënë Putin të hënën, teksa ka njoftuar për lehtësimin e masave të izolimit.
E-Diaspora
-
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani Humb jetën 17-vjeçari nga Kosova pas një aksidenti në Gjermani... -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













