Uncategorized
RTL2 krahason Era Istrefin me Rihanna-n
“Dëshiroj që njerëzve t`u jap shpresë dhe se mund të arrijnë atë çfarë ata duan, pavarësisht se nga vijnë ata”, ka thënë Era për RTL2
Era Istrefi po bën bujë në mediat botërore. I fundit që ka përgatitur një storie për këngëtaren nga Prishtina, është televizioni gjerman, RTL2. Në këtë storie, 22 vjeçarja është krahasuar me këngëtaren e njohur botërore, Rihanna. Hiti i saj “Bon Bon” është një nga këngët më të preferuara në mediat evropiane, edhe ato gjermane ndërsa atë dhe stilin e saj e quajnë “Cool”.
Storia vazhdon duke thënë se këngëtarja jeton në Kosovë, në një vend ku 70 % të të rinjve janë të papunë dhe ku vitin e kaluar shumë banorë për shkak të gjendjes ekonomike kishin marshuar drejt Gjermanisë.
“Dëshiroj që njerëzve t`u jap shpresë dhe se mund të arrijnë atë çfarë ata duan, pavarësisht se nga vijnë ata”, ka thënë Era për RTL2, transmeton”albinfo.ch”.
Storia përfundon duke thënë se para Erës qëndron një karrierë e bujshme, e cila ndoshta mund të arrij edhe suksesin e Rihannes.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











