Kosova
Rryma mbyt një 15-vjeçar në Gjilan
Pasditen e së shtunës në fshatin Pidiç të Gjilanit një i mitur ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Gjilanit.
“Mund ta konfirmoj se rasti ka ndodhur dje, përmes Emergjencës në Gjilan jemi informuar për një rast, një person i moshës së mitur është sjellë pa shenja jete, dyshohet se ka vdekur nga goditja e korrentit elektrik”, kanë thënë nga policia për mediat kosovare.
Ndërkaq me vdekjen e të miturit nga Gjilani, shkon në 3 numri i viktimave nga goditja e rrymës këtë javë në Kosovë. Goditja nga rryma ua mori jetën dy personave brenda dy ditësh në Kosovë. Një person nga Suhareka vdiq të mërkurën në vendin ku u godit nga rryma, ndërkaq tjetri nga Deçani të enjten u dërgua në spital, por as ai nuk mundi t’u bënte ballë plagëve të marra nga goditja e rrymës, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













