Lifestyle
Rrugëtimi i Dua Lipës: nga një banesë me qira, në yll botëror!
“The Sun” tregon për largimin e familjes së Duas nga Kosova në vitin 1992, si pasojë e shtypjes së popullatës shqiptare nga regjimi serb
Vetëm një vit më parë jetonte në një banesë modeste me qira, ndërsa sot dominon muzikën botërore: ky është thelbi i artikullit të “The Sun” kushtuar këngëtares shqiptare Dua Lipa, e cila u bë për të dytin vit radhazi artistja më e nominuar në “Brits Awards” për të dytin vit radhazi e të premten, iu kushtua dhe një figure dylli në Madame Tussauds të Londrës.
Të gjitha këto kur vetëm pak kohë më parë, 23 vjeçarja jetonte me familjen e saj në një banesë të ngushtë në Londër, thuhet në artikull.
“The Sun on Sunday” ka kontaktuar me miqtë e këngëtares dhe ish-fqinjët e saj për të biseduar lidhur me rrugëtimin e jashtëzakonshëm të vajzës së refugjatëve nga Kosova drejt famës, transmeton “TCH”.
Një mikeshë e saj, Zana Veseli, të cilën Dua e njeh që fëmijë, ka pohuar për gazetën e njohur britanike se fama nuk e ka ndryshuar këngëtaren e bukur, përcjell albinfo.ch.
“Dua është personi i njëjtë që ka qenë gjithmonë. Gjatë gjithë jetës ka dashur të bëhet yll i muzikës pop. Është e mrekullueshme që po fiton aq shumë çmime”, citohet të ketë thënë ajo.
Më tej, “The Sun” tregon për largimin e familjes së Duas nga Kosova në vitin 1992, si pasojë e shtypjes së popullatës shqiptare nga regjimi serb, dhe rikthimin ne atdhe kur këngëtarja ishte 11-vjeç. Katër vjet më vonë megjithatë ajo do të zhvendosej serish në Londër e në 2012-tën, do t’i bashkoheshin dhe të afërmit me të cilët jeton sot në një shtëpi luksoze në Kilburn të Londrës Veriore.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet Emma Dakoli shkruan histori në festivalin më të madh italian për fëmijë... -
Ndërmarrësi shqiptar në Zvicër mbështet klubin e njohur të hendbollit HC Luzern me 100 mijë franga -
Orari i Fundvitit për Shërbimet Konsullore në Austri -
Ankara
Shqiptarët në Ankara kremtojnë 113-vjetorin e Pavarësisë -
Berlin
Berlin: Koncerti për nder të 113-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje












