Rruga drejt Bashkimit Evropian mbetet e vështirë
Procesi dhe rruga drejt anëtarësimit të Kosovës në familjen e madhe evropiane është shumë i vështirë, është thënë në debatin me temën: “Evropa mes meje dhe teje”, organizuar nga Forumi Weltoffen International. Prandaj sipas pjesëmarrësve duhet punuar me përkushtim të madh në përmbushjen e kritereve për anëtarësim.
Pas suksesit në Vjenë, Athinë, Tiranë, Vlorë dhe në disa qytete tjera, Forumi Weltoffen International ka sjellë të shtunën në Prishtinë ciklin e debateve me temën “BE mes meje dhe teje”.
Eurodeputeti, Hanes Svoboda, ka deklaruar se me rëndësi është që çdo ditë nga BE-ja po jepen sinjale se procesi i zgjerimit nuk do të ndalet dhe se do të jetë një proces në vazhdimësi. Ai ka thënë se integrimi i vendeve tjera në BE është me rëndësi edhe për vetë BE-në.
Projekti synon paraqitjen e vizionit të Kosovës 12 vjet pas mbarimit të luftës dhe tri vjet pas shpalljes së pavarësisë. Gjithashtu, nisma ka për qëllim të tregojë se Kosova është shtëpia e përbashkët për të gjithë ata që e shikojnë të ardhmen e tyre të integrimit në familjen e përbashkët evropiane.
E-Diaspora
-
Vonesë në votimin me postë për diasporën Qytetarë nga diaspora që janë regjistruar për votim me postë nuk i kanë pranuar fletëvotimet brenda... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Shqiptarët mbizotërojnë në punët fizike në Gjermani -
Kush e solli lahutën para OKB-së në Gjenevë -
Paralajmërim për partitë nga Ambasada Gjermane: Respektoni ligjin në diasporë
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











