Integrimi
Rrjeti i Bizneseve Shqiptare në Zvicër, një rrëfim suksesi
Platforma mediale albinfo.ch prezanton një profil të kësaj organizate, përmes një bisede me kryetaren, zonjën Dr. Fatime Berisha Imeri
Bizneset e shqiptarëve në Zvicër përbëjnë tashmë prej kohësh një segment të rëndësishëm në jetën afariste të Zvicrës, në përgjithësi. Shpirti ndërmarrës i shqiptarëve të këtushëm ka gjetur në Zvicër terrenin e përshtatshëm për tu zhvilluar harmonishëm dhe për të arritur majat në shumë sektorë të ekonomisë zvicerane.
Për të krijuar një lidhje në mes të bizneseve shqiptare dhe për të promovuar e ndihmuar zhvillimin e tyre është krijuar edhe Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër (RRBDSH Zvicër).
Platforma mediale Albinfo.ch prezanton një profil të këtij rrjeti, përmes një bisede me kryetaren, zonjën Dr. Fatime Berisha Imeri.
“Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër (RRBDSH Zvicër) është themeluar në vitin 2012 me iniciativën e ndërmarrësit dhe filantropit të njohur, Fehmi Fetahi, i cili aktualisht mban funksionin e Presidentit të Bordit të Rrjetit”, shprehet znj. Berisha.
Ndërsa, duke folur për profilin dhe synimet e rrjetit ajo thotë se “Vizioni dhe misioni i RRBDSH-së është të veprojë si një organizatë gjithëpërfshirëse dhe urë lidhëse ndërmjet bizneseve shqiptare në Zvicër dhe më gjerë. Duke ndërtuar ura të reja bashkëpunimi, Rrjeti synon të intensifikojë edhe investimet e jashtme në vendet tona amë, duke mundësuar shkëmbim të përvojës dhe progresit në zhvillimin ekonomik”.
Rrjeti, aktiv në shumë sektorë të ekonomisë
Cilët janë sektorët ku vepron RRBDSH? “
Rrjeti është aktiv në shumë fusha, e në radhë të parë në rrjetëzimin e ndërmarrësve, promovimin e bizneseve shqiptare, mbështetjen e kompanive start-up, ndërmjetësimin në partneritete të reja dhe bashkëpunimin institucional nëpërmes përfaqësimit në Odën Ekonomike të Kosovës”, thotë kryetarja e rrjetit.
Në këto 13 vite të veprimit, RRBDSH ka zhvilluar shumë aktivitete dhe ka ndërmarrë shumë nisma. Znj. Berisha me këtë rast përmend vetëm disa prej tyre, si: “Business Connection në Dietikon, Spreitenbach, takime B2B dhe takime me personalitete të njohura të biznesit dhe politikës”. Ajo gjithashtu shton se në të ardhmen këto aktivitete do të jenë edhe më të shpeshta.
“Rrjeti përbëhet nga një numër i konsiderueshëm anëtarësh që përfaqësojnë fusha të ndryshme biznesi – tregti, teknologji, gastronomi, ndërtimtari, shëndetësi etj.”, nënvizon znj. Berisha Imeri.
RRBDSH krahas aktivitetit të vet parësor, nxit edhe bizneset e reja të shqiptarëve të Zvicrës për tu aktivizuar në rrjet. Këtë e realizon përmes aktiviteteve të rrjetëzimit, pjesëmarrjes në evente Business Connection dhe takimeve B2B që krijojnë mundësi zhvillimi.
Sfida: Bashkimi i potencialit të bizneseve shqiptare
Ndërkohë, sfidë për rrjetin mbetet, sipas kryetares, bashkimi i potencialit të madh të bizneseve shqiptare në Zvicër, rritja e bashkëpunimit mes tyre dhe profesionalizimi i shërbimeve të Rrjetit
“Rrjetëzimi i qindra kompanive shqiptare, promovimi i investimeve në vendlindje dhe përfaqësimi i zërit të diasporës në fushën e ekonomisë, janë arritjet më të mëdha që ka realizuar RRBDSH”, konsideron ajo.
Rrjeti zhvillon bashkëpunime me organizata shqiptare dhe zvicerane, si dhe me institucione ndërkombëtare siç është Switzerland Global Enterprise, etj.
Nisur nga baza e krijuar dhe arritjet e deritashme, edhe e ardhmja e RRBDSH-së dhe roli i tij në zhvillimin ekonomik të shoqërisë sonë qëndrojnë në zgjerimin dhe profesionalizimin e kësaj organizate.
Ndërsa mesazhi që RRBDSH u dërgon bizneseve shqiptare në Zvicër është: Të gjitha bizneset shqiptare janë të mirëseardhura! Bashkimi dhe mbështetja e njëri-tjetrit sjellin zhvillim dhe progres më të shpejtë dhe më të qëndrueshëm për të gjithë.
Artikulli për Rrjetin është botuar edhe në magazinën print albinfo.ch, e cila në këtë numër i ka kushtuar fokus të veçantë organizatave shqiptare në Zvicër.



Video nga disa nga aktivitetet e Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër
albinfo.ch
albinfo.ch
Të ngjashme

Drekë pune mes presidentit të RRBDSHZ-së, Fehmi Fetahi, dhe ambasadorit Mentor Latifi
- “Neja me diasporën”, një aktivitet model që afron diasporën me atdheun
- Biznesmenët e diasporës shqiptare mblidhen në Kosovë
- Forumi Ekonomik që bëri bashkë komunitetin e biznesit të Kosovës me ata të Diasporës në Gjilan
- Fuqia e diasporës për të ndihmuar ekonominë në vendlindje
- Rrjeti i Bizneseve Shqiptare organizon “Diaspora Business Connection” , bëhen bashkë qindra biznese
- Rrjeti i Bizneseve nderon me mirënjohje Ambasadorin e Shqipërisë në Zvicër, Ilir Gjoni
- Të shtunën mbahet takimi i afaristëve shqiptarë të Zvicrës me kryetarët e katër komunave të Kosovës
- Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër organizon event për fundvit
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Nga familja në shërbim të qytetit: çifti shqiptar zgjidhet në Këshillin Komunal të Yverdon-les-Bains Angazhimi i shqiptarëve në jetën publike të Zvicrës po vazhdon të forcohet edhe në nivel lokal.... -
Nesër në Bernë: Ejani në manifestimin “Kurora e Lirisë” -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Slloveni
Ganimet Shala, e vetmja shqiptare që kandidon për deputete në Slloveni -
Bau Investment Schweiz AG zgjeron portofolin me një nga projektet rezidenciale më të larta në Effretikon
Jeta në Austri
-
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 Afati i aplikimit për prindërit shqiptarë në shkollat publike austriake është i hapur deri më 31... -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim -
Ortopedi shqiptar Dr.Leonard Ndue, në shërbim të mijëra pacientëve në Vjenë -
Martesat dhe divorcet shënuan rënie në Austri gjatë vitit 2025 -
Austri
Nuk u vlerësua nga juria, por kënga e Sidrit Vokshit bëhet hit ne Austri
















