Shkurt.ch
Rritje e vogël e numrit të azilkërkuesve gjatë tetorit
Përbërja e shtetasve të Eritreas në numrin e përgjithhshëm të azilkërkuesve në Zvicër gjatë tetorit është aër 30 për qind.

Gjatë muajit tetor në Zvicër janë bërë 2437 kërkesa për azil, që përbën një rritje minimale në krahasim me muajin paraprak kur ishin bërë 2399 kërkesa.
Numri i azilkërkuesve ga Eritrea kësaj here ka pasur një rënie të theksuar ose 20 për qind. Në tetor ka pasur 722 kërkesa azili nga ky vend afrikan, që është për 176 më pak se në shtator. Edhe me këtë shifër, përbërja e shtetasve të Eritreas në numrin e përgjithhshëm të azilkërkuesve në Zvicër gjatë tetorit është aër 30 për qind.
Vendet tjera prej nga kanë ardhur më shumë azilkërkues gjatë muajit të kaluar janë: Siria me 344 kërkesa azili, Sri Lanka me 140, Afganistani (103), Nigeri (83), Somalia (80) dhe Maroku me 70 kërkesa azili. Rritjen më të madhe e kanë shenuar azilkërkuesit nga Afganistani, plus 75%.
Gjatë tetorit janë zgjidhur 2353 kërkesa azili në shkallën e parë, nga të cilat janë dhënë 520 vendime refuzuese “të Dublinit”. 556 persona kanë marrë përgjigje pozitive dhe 664 të tjerë kanë marrë status të përkohshëm (F).
Nga ana tjetër, gjatë tetorit Zvicrën e kanë lëshuar 761 azilkërkues që është për 56 persona ose për 8% më shumë se një muaj më parë, thuhet në një komunikatë të Zyrës Federale për Statistikë.
Zvicra, për 2067 azilkërkues ka bërë kërkesë për pranim të tyre në ndonjë nga vendet aëtare të Dublinit ndërsa vetëm për 240 syresh ka marrë përgjigje pozitive. Po ashtu nga Zvicra është kërkuar pranimi i 301 personave, nga të cilët janë pranuar 82.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Me helikopterë privatë nga Zvicra në Shqipëri dhe Kosovë Pas muajsh përgatitje filloi aventura unike me tre helikopterë privatë, me një synim të veçantë: të...
-
AES fuqizon rolin e diasporës në teknologji dhe siguri
-
Gati 1 milion pasagjerë vetëm në muajin qershor, në Aeroportin e Tiranës
-
VLEN: Deklarata e Ali Ahmetit për regjistrimin është skandal, mërgata meriton përgjigje
-
Gjermani: Mërgimtari keqtrajton 17 vjeçaren nga Kosova
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor