Lajme
Rritje e theksuar e numrit të grave në Parlamentin e Zvicrës
Nga 63 sa ishin, tani janë 85 gra deputete. Ose ndryshe: nga 32% tani ato përbëjnë 42,5% të parlamentit

Një ndër ndryshimet e mëdha pozitive që kanë sjellë zgjedhjet e djeshme në Zvicër është rritja e përfaqësimit të grave në Parlament. Nga 63 sa ishin në legjilsaturën e kaluar, tani janë 85 gra deputete, shkruan albinfo.ch. Ose ndryshe: nga 32%, tani ato përbëjnë 42,5% të Parlamentit
Suksesi i tyre është për aq më i madh, pasi që përqindja e grave që kanë kandiduar ka qenë 40%, ndërsa kanë fituar, 42.5%.
Por në Dhomën e Kantoneve (Senat), ku përqindja e grave ka qenë tradicionalisht shumë e ulët (13%), pasqyra nuk është e ende e qartë. Tash për tash vendin në Senat e kanë siguruar vetëm 5 gra, ndërsa edhe sa të tjera do të vinë, do të dihet pas raundit të dytë, më 24 nëntor.
Rritjes së pjesëmarrjes së grave në zgjedhje, por dhe suksesit të tyre në garë për vende në Parlament i ka kontribuuar apeli i organizatave të grave, i bërë në kuadrin e fushatës “Helvetia ruft” (Helvetia thërret), pak muaj para zgjedhjeve.
E-Diaspora
-
FDP kandidon Përparim Avdilin për kryebashkiak të Cyrihut Bordi Ekzekutiv i FDP-së, Qyteti i Cyrihut propozon kryetarin e kësaj partie për Cyrihun, Përparim Avdilin...
-
Pagat marramendëse në startup-i e ri të Mira Muratit
-
Rriten për 3% remitencat në Kosovë në periudhën janar–maj
-
Angli
Angli: Sara me dy diploma ndërkombëtare për Arkitekturë
-
Angli: Vrau 27 vjeçarin shqiptar, dënohet me burgim të përjetshëm
Jeta në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti Pasi pjesa më e madhe e Evropës ka qenë në vapë të madhe, Austria është gati...
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Rritje e interesimit për studimet mjekësore në Austri
-
Zjarr i madh në impiantin e riciklimit në Tirolin Lindor