Lajme
Rritje e numrit të infektimeve në Gjermani

Në shtetin gjerman është rritur shumë numri i të infektuarve brenda një jave. Instituti Robert Koch rekomandon me urgjencë: vaksinohuni, testohuni dhe reduktoni kontaktet.
Në dy javë, incidenca e infektimeve në Gjermani është rritur nga rreth 70 në 100.000 banorë brenda shtatë ditësh, në më shumë se 145 të infektuar në 100.000 banorë. Për këtë shkak Instituti Robert Koch ka paralajmëruar nga rreziku i lartë i infektimit dhe mundësia e ngarkesave tepër të mëdha të spitaleve. „Për shkak të treguesit aktualë të infektimeve në shtatë ditë, ekziston një probabilitet më i madh i kontakteve infektuese“, thuhet në raportin e fundit të RKI-së.
Prandaj ai „rekomandon me urgjencë“ që njerëzit të vaksinohen kundër Covid-19 dhe të kujdesen që të kenë mbrojtjen e plotë. Në raportin javor të RKI theksohet se tendenca e rritjes së infektimeve vërehet në të gjitha grupmoshat. Rritje e ndjeshme u vu re tek të moshuarit, sidomos te njerëzit mbi moshën 90 vjeç, por rritje të mëdha ka pasur edhe te grupmoshat më të reja.
RKI rekomandon që të reduktohen kontaktet e panevojshme dhe të respektohen rregullat për mbrojtjen nga infektimi. RKI pohon se numri i të infektuarve te personat e vaksinuar ka qenë shumë i vogël. RKI konstaton se ka një „efekt të dukshëm“ të vaksinimeve kundër Coronës në pengimin e sëmundjes të Covid-19 dhe shtrimet në spitale.
Rreziku i mbingarkesës së spitaleve
Nëse kjo tendencë e rritjes së infektimeve vazhdon, ka shqetësim për mbingarkesën në klinika. Kryetari i Shoqërisë së Spitaleve Gjermane, Gerald Gaß, u shpreh, se brenda një jave janë shtruar më shumë pacientë me Corona në spitale. „Nëse kjo tendencë vazhdon, kemi për dy javë sërish 3000 pacientë në pavionët e trajtimit intensiv“, tha ai për „Rrjetin redaksional Gjermania“. Me këtë shifër klinikat mund të punojnë, por jo pa pasur efekte në punën e përditshme të mjekësisë në spitale.
Edhe presidenti i Shoqatës së Mjekëve të Intensivit, Gernot Marx, shprehet për „Rrjetin redaksional Gjermania“, dhe thekson se vërtet aktualisht të gjithë pacientët, po trajtohen plotësisht, por për këtë diku refuzohen operacione të tjera apo tërhiqet personeli i infermierisë nga pavionë të tjerë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri