Kosova
Rritje e normës së interesit në kredi
Norma mesatare e interesit në kredi në bankat komerciale të Kosovës mund të rritet dhe kjo pritet të prekë edhe kreditë aktive. Kjo, pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar kërkoi më 28 prill nga Banka Qendrore Evropiane (BQE) që të vazhdojë t’i rrisë normat e interesit deri në mes të vitit 2024, në përpjekje për të kontrolluar inflacionin në vendet e Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Sipas ekspertëve të ekonomisë, rritja eventuale nga Banka Evropiane do të reflektohet domosdo edhe në sistemin bankar të Kosovës.
Kryeshefi ekzekutiv i Shoqatës së Bankave të Kosovës, Petrit Balija, thotë për Radion Evropa e Lirë se normat e interesit në kredi do të jenë të parat që do të ndikohen. “Mund t’i prekë vetëm kreditë që janë me norma variabile [të ndryshme] të interesit dhe kreditë e reja, ndërsa te kreditë me norma fikse nuk ndryshojnë kushtet”, thotë ai, përcjell albinfo.ch.
Se sa mund të rriten normat e interesit në kredi, ende nuk është bërë e ditur. Inflacioni është rritur në gjithë botën, fillimisht për shkak të çrregullimeve në tregje që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, e pastaj për shkak të pushtimit rus të Ukrainës, raporton REL.
Për ta kontrolluar inflacionin, Banka Qendrore Evropiane ka rritur në mënyrë agresive normat e interesit, duke i çuar ato nga zero sa kanë qenë në mesin e vitit 2022, në 3.5 për qind në mars të këtij viti. Për pasojë, normat e interesit janë rritur edhe në Kosovë. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), ato janë rritur nga 5.8 për qind sa kanë qenë në shkurt të vitit të kaluar, në 6.5 për qind në periudhën e njëjtë të këtij viti, përcjellë albinfo.ch.
Profesori i ekonomisë në Universitetin e Prishtinës, Mejdi Bektashi, thotë se rritja eventuale e normave të interesit nga BQE-ja, do t’i rrisë automatikisht normat e interesit të kredive të reja në Kosovë, por, shton ai, ajo mund t’i prekë edhe kreditë aktive.
“Sipas ligjeve në fuqi, jo vetëm në Kosovë, por edhe në shtetet e Bashkimit Evropian, nëse në kontratën e huazimit është paraparë norma mesatare e Euriborit, çdo tre muaj duhet të bëhet rivlerësimi… dhe në këtë rast, edhe kredimarrësit duhet ta paguajnë kredinë e mbetur me normë më të lartë të interesit [nëse ajo rritet]”, thotë Bektashi, raporton REL.
Në Kosovë operojnë 12 banka komerciale – nëntë prej të cilave janë në pronësi të huaj.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja











