Shkurt.ch

Rritje e ngadalësuar e ekonomisë zvicerane

Banka UBS parasheh për fund të vitit një rritje prej vetëm 0.9 për qind të ekonomisë së Zvicrës

Ekonomia e Zvicrës gjatë vitit 2013 është duke përjetuar një zhvillim më të ngadalësuar në krahasim me vitin e kaluar. Banka më e madhe e vendit UBS parasheh për fund të vitit një rritje prej vetëm 0.9 për qind të ekonomisë së Zvicrës. Ë këtë mënyrë ajo vërteton prognozën e bërë ë prill.

Por UBS me prognozën e saj duket më pak optimiste se institutet tjera zvicerane të prognozave ekonomike. Ato parashohin një rritje të brutoproduktit nacional në fund të këtij viti për së paku 1.0 për qind. Koniunktura e dobësuar e ekonomisë evropiane e ka shtyrë bankën UBS që të bëjë këtë prognozë pesimiste për rritjen e ekonomisë së Zvicrës.

Nga ana tjetër UBS parasheh që në vitin 2014 rritja e ekonomisë së Zvicrës do të jetë 1.4 për qind.