Ekonomi
Rritja ekonomike në Kosovë parashihet të jetë mbi 7%
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi, ka thënë se deri në fund të vitit parashikohet që vendit të ketë rritje ekonomike jo më e vogël se 7%.
Tutje, ai tha se nëse synohet të arrihet kjo rritje ekonomike, duhet të ketë një dinamikë të implementimit të investimeve kapitale.
“Ne nëse duam të mbajmë një momentum të rritjes ekonomike, atëherë duhet të shihet që të ketë një dinamikë të implementimit të investimeve kapitale për arsye të ndryshme, qoftë ato që lidhen me zgjedhjet e shpeshta, ndryshimit të qeverive dhe pandemisë”.
“Duhet të shikohet mundësi e investimeve edhe në zona ekonomike dhe po ashtu të shikohet mundësi të përkrahen edhe eksportet dhe mund të shumëfishohet edhe vlera e eksportuesve. Kemi projeksione të Fondit Monetar Ndërkombëtar 7%, Bankës Botërore 7.5%, të Qeverisë, e cila pret rreth një vlere dyshifrore të rritjes ekonomike”.
“Në fund do ta kemi një shifër të rritjes ekonomike që do të jetë një shkallë e rritjes ekonomike e reflekton rikthimin pa pandemisë dhe po ashtu një ndryshim të dukshëm sa i përket rritjes së eksportit. Projeksionet janë për një rritje ekonomike jo më e vogël se 7%. Ne nuk mund të presim të kemi të njëjtën shkallë të vizitave të diasporës dhe nuk mund të presim të kemi të njëjtin raport me shtimin e konsumit. Ky vit mund të shënohet i suksesshëm sa i përket rritjes ekonomike”.
Ndërsa, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahin, thotë që këtë vit ka një rritje ekonomike që konsiderohet të jetë mbi 8% .
“Rritja ekonomike në Kosovë nuk mund të jetë reale për shkak se kemi pasur rritjes minus vitin e kaluar. Këtë vit kemi një rritje plus, e cila konsiderohet që do të jetë mbi 8% dhe do të jetë pozitive për vendin”.
Sipas tij, Qeveria duhet të ketë një strategji për ta luftuar varfërinë, e që të ketë investime të reja.
“I rekomandojmë Qeverisë së vendit që të mbledhë rreth vetit ekspertët për të rekomanduar se çka duhet të bëjnë. Në këtë rast duhet një strategji për ta luftuar varfërinë, e cila po kanoset dhe duhet të bëhet strategjia për thithjen e investimeve kurse për ulje të çmimeve janë të pafuqishëm qoftë Qeveria apo bizneset e Kosovës. Tash kur jemi në sezonin e dimrit, kur edhe rritet niveli i konsumit të energjisë elektrike, mund të kemi probleme”.
Shahini ka theksuar se janë duke monitoruar rritjen e çmimeve, duke shtuar se kjo po ndodh në gjithë botën dhe se Kosova është e pafuqishme ta ndalë këtë trend, raporton EO.
“Aleanca Kosovare e Bizneseve është duke ndjekur për së afërmi trendin e rritjes së çmimeve në tregun e Kosovës. Kemi ardhur në përfundim se çmimet nuk janë rezultat i rritjes së çmimeve nga tregtarët e vendit dhe biznesit, por rezultat i rritjes së çmimeve në tregjet globale, e që ne 90% jemi importues që varemi nga tregjet e huaja dhe bashkë me rritjen e çmimeve, këto produkte që jemi duke i importuar importojmë edhe inflacion”.
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
„Discere et studēre ad futurum – Mësim e studim për të nesërmen!” Një artikull kritik dhe motivues për institucionet arsimore të hapësirës gjuhësore e kulturore shqiptare, që ato... -
Shkolla Shqipe Ostermundigen Bern po zhvillon provat për festën e 28 Nëntorit -
Mediumi zviceran shkruan për Xhakën: Kapiteni i Kombëtares i fishkëllelluar në Prishtinë -
Ky është programi zyrtar i festivalit “Tri Net Film Fest” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë









