Lajme
Rritja e vdekjeve nga nxehtësia do të tejkalojë uljen e vdekjeve nga të ftohtit
Sipas një studimi, numri në rritje i vdekjeve të lidhura me nxehtësinë për shkak të ndryshimeve klimatike do të tejkalojë ndjeshëm rënien e numrit të vdekjeve nga të ftohtit në Evropë.
Ndryshimet klimatike po ndikojnë negativisht edhe në numrin e përgjithshëm të vdekjeve të lidhura me temperaturën në Zvicër.
Në funksion të rritjes së temperaturave, është e rëndësishme të kuptohet marrëdhënia midis vdekshmërisë së lidhur me nxehtësinë dhe të ftohtin, shkroi ekipi hulumtues ndërkombëtar në studimin e botuar në revistën Nature Medicine, transmeton albinfo.ch.
Studimi shqyrtoi 854 qytete në 30 vende evropiane, duke përfshirë qytetet zvicerane, për të përcaktuar se si do të zhvillohet numri i vdekjeve të parakohshme të shkaktuara nga i ftohti dhe nxehtësia ndërsa ndryshimi i klimës përparon, shkruan swissinfo.
Sipas vlerësimeve të studiuesve, ngrohja globale mund të çojë në mbi 2.3 milionë vdekje shtesë të lidhura me temperaturën në qytetet e studiuara deri në vitin 2099. Megjithatë, masat e mbrojtjes dhe përshtatjes së klimës mund të parandalojnë deri në 70% të këtyre vdekjeve shtesë.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












