Koronavirusi: çast pas çasti
Rritja e rasteve, SHBA nuk do të mbyllet më
Deri më tani 118,000 persona të vdekur dhe 2.16 milionë të infektuar në SHBA
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara nuk do të mbyllin përsëri bizneset, ndërkohë që shumë shtete kanë raportuar një rritje të infeksioneve të reja me koronavirus.
“Ne nuk do të mbylemi përsëri”, tha Trump gjatë një interviste.
Komentet e tij vijnë pasi këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë, Larry Kudlow dhe Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin, thanë se Shtetet e Bashkuara nuk mund të mbyllin ekonominë përsëri.
Në një thirrje ndaj guvernatorëve, Zv/Presidenti Mike Pence, i inkurajoi ata që të përsërisin deklaratën e administratës se rritja e numrit të testimeve ka sjellë rritjen e infeksioneve, sipas New York Times, transmeton Scan.
Analistët zbuluan se rastet pozitive kanë tejkaluar numrin mesatare të testimeve në të paktën 14 shtete, përcjell albinfo.ch.
Restorantet, palestrat, shkollat dhe biznese të tjera, u mbyllën në muajin Mars, ndërkohë që vendi u përballë me vatra të mëdha të koronavirusit, që ka lënë deri më tani 118,000 persona të vdekur dhe 2.16 milionë të infektuar në SHBA.
Miliona amerikanë janë të papunë si pasojë e pandemisë dhe Trump ka kthyer fuqizimin ekonomik në qendër të fushatës për t’u rizgjedhur në muajin nëntor.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt Është promovuar libri “Parabolat e jetës dhe artit” me autor Arsim Kajtazin që i kushtohet veprës... -
Bern
Folklori muzikor, këngë e valle shqipe në klasat e Bernës -
Kandidati për kryebashkiak i Nju-Jorkut bën shqiponjën me duar -
Aksident i rëndë në Kanada, humb jetën mjeku dhe pedagogu shqiptar -
Shtyhet Samiti i katërt i Diasporës
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











