Lajme
Rritja e çmimit të gazit ua shton frikën gjermanëve nga dimri i ftohtë
Letra me informacione nga furnizuesit me gaz kanë shkaktuar frikë dhe tmerr te familjet në Brandenburg. Siç njofton radioja Berlin-Brandenburg, një klient tani duhet të paguajë një çmim astronomik prej 1,515 eurosh në muaj në vend të 143 eurove, që paguante më parë për gaz për ngrohjen e shtëpisë së tij në periferi të Berlinit. Kjo është thjesht e pamundur për familjen.
Furnizuesi i tij është një kompani mjaft e vogël që furnizon vetëm rreth 20 mijë familje dhe prej kohësh ka joshur klientët me çmime të lira. Ndërsa tani, në krizën e madhe të furnizimit, kjo kompani është goditur mjaft rëndë.
Lajme të tilla, si këto nga Brandenburgu, tani kur po fillojnë stinët e ftohta, janë gjithnjë e më të shpeshta. Qendrat për Mbrojtjen e Konsumatorit këshillojnë klientët si familja nga Brandenburgu që të përdorin të drejtën e tyre speciale të ndërprerjes se kontratave dhe të kërkojnë një furnizues më të lirë. Por, në treg aktualisht nuk ka gati asnjë furnizues shumë më të lirë. Familja e përmendur më në fund gjeti një kompani që e furnizon me gaz për rreth 700 euro në muaj.
Furnizimi më i lirë
Konsumatorët që e marrin gazin nga kompanitë më të mëdha janë ende relativisht mirë. Në Berlin, për shembull, ky është GASAG, i cili pretendon se ka rreth 800 mijë klientë në kryeqytet dhe është furnizuesi më i madh komunal në vend.
Furnizuesit bazë mund të refuzojnë klientët e rinj vetëm nëse kanë probleme serioze ekonomike. Kompanitë e tjera më të vogla mund ta bëjnë këtë shumë mirë.
Nga 1 nëntori, kompanitë e mëdha si GASAG nuk do të lejohen më të bëjnë dallime çmimesh midis klientëve të rinj dhe klientëve ekzistues.
Askush nuk duhet të ngrijë!
Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë, GASAG ka rritur çmimet në mënyrë drastike, por jo aq shumë sa kompanitë më të vogla. Për një apartament me gati 110 metra katrorë, janë rritur çmimet nga 139 në 171 euro në muaj. Nga nëntori çmimet do të rriten në 260 euro në muaj, që do të thotë gati dyfish më shumë.
Lindner: Ndërtimi i një ure drejt normalitetit
As ministri i Financave, Christian Lindner, nuk mund të ndihmojë në këtë çështje. Ai thotë se klientët e gazit duhet të përgatiten për periudha të vështira.
“Ne supozojmë se në një të ardhme jo të largët, në vitin 2023, do kemi një normalizim të gjendjes, jo në nivelin e dikurshëm, por në nivelin e çmimit të gazit të lëngshëm në tregun botëror”, tha ai./DW
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta










