Lajme
Rritja e çmimeve të energjisë, falimenton qindra kompani gjermane
Në gusht, 718 kompani deklaruan falimentim, një çerek më shumë se vitin e kaluar dhe instituti ekonomik vlerëson se e njëjta normë rritjeje do të regjistrohet edhe në shtator.
Rritja e papritur e çmimeve të energjisë çoi disa qindra kompani në falimentim në Gjermani në gusht, paralajmëroi instituti ekonomik IWH dhe bankat presin një sasi dukshëm më të lartë të kredive me probleme në vitin e ardhshëm.
Në tetor mund të rritet në 33 për qind, nëse krahasojmë numrin e falimentimeve me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, vlerëson instituti.
“Pas një periudhe të gjatë të shifrave të vogla të kompanive në falimentim, tendenca ka ndryshuar në mënyrë dramatike”, tha Steffen Mueller nga IWH.
Shoqata gjermane e biznesit BDI paralajmëroi për një “recesion të madh”. Në një anketë të kryer mes 593 kompanive, më shumë se një e treta e tyre deklaruan se rrezikohen nga falimentimi për shkak të çmimeve të larta të energjisë. Në shkurt, kur filloi lufta në Ukrainë, një vlerësim të tillë e bënë 23 për qind e tyre, përcjell Albinfo.ch.
Grupi i industrisë VKU shprehu gjithashtu shqetësimin, duke paralajmëruar se kompanitë lokale të shërbimeve janë në rrezik të falimentimit për shkak të çmimeve të larta të energjisë dhe problemeve të mundshme të pagesës së klientëve.
Një sondazh i institucioneve kryesore të kreditit në gusht tregoi se kreditë me probleme në Gjermani do të rriten në 37.6 miliardë euro vitin e ardhshëm, nga 31.9 miliardë këtë vit.
“Klientët tanë të korporatave nuk përjetuan një valë falimentimesh gjatë pandemisë, tha Helmut Schleweis, president i Shoqatës Gjermane të Bankave të Kursimeve, në një konferencë të fundit bankare.
“Sot, megjithatë, nuk mund të përjashtohet më, vetëm se shkalla (e falimentimeve) ende nuk mund të kuantifikohet, theksoi ai.
Christoph Schalast, një profesor në Shkollën e Financave dhe Menaxhimit të Frankfurtit, tha se kreditë me probleme nuk u rritën ndjeshëm gjatë pandemisë, sepse shteti ndihmoi kompanitë me programe mbështetëse.
“Por situata ka ndryshuar në mënyrë drastike. Tani kemi faktorë të tjerë, si inflacioni, ndërprerjet e zinxhirit të furnizimit, lufta në Ukrainë dhe rritja e normave të interesit”, tha ai.
Disa ekspertë paralajmërojnë se nga shifrat që tregojnë rritjen e numrit të falimentimeve nuk duhen nxjerrë përfundime të gabuara.
Ata mund të duken keq tani sepse u reduktuan artificialisht gjatë pandemisë, në 2020 dhe 2021, kur qeveria mbështeti kompanitë në vështirësi për ndihmën shtetërore dhe pezulloi ligjin që i detyronte ata të paraqisnin për falimentim, shpjegojnë ata.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









