Lajme
Rritet shkalla e papunësisë në Gjermani
Nga 0.2% deri në 5.7% është rritur shkalla e papunësisë në Gjermani. E përkthyer në shifra, kjo i bie që në Gjermani janë 2.617 milionë të papunësuar, në muajin korrik, sipas të dhënave të Agjencisë Federale të Punësimit të Gjermanisë.
Kjo nënkupton se këtë muaj të papunë janë 62 mijë njerëz më shumë se në muajin qershor, dhe 147 mijë më shumë se një vit më parë, shkruan Radio Evropa e Lirë.
“Me fillimin e pushimit veror, papunësia u rrit në muajin korrik. Punësimi po rritet, por rritja po e humb momentumin dukshëm”, tha kryetarja e agjencisë, Andrea Nahles.
Edhe pa refugjatët ukrainas, papunësia do të ishte rritur për shkak të ekonomisë së dobët, sipas agjencisë. Për statistikat e këtij artikulli, agjencia i vlerësoi shifrat që ishin në dispozicion deri më 12 korrik, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë








