Maqedonia
Rritet numri i turistëve të huaj në Maqedoni të Veriut
Enti Shtetëror i Statistikës në Maqedoninë e Veriut ka njoftuar se numri i turistëve në maj të vitit 2025 është 130.739, prej të cilëve 22.4 për qind janë turistë vendorë, ndërsa 77.6 për qind turistë të huaj.
Sipas njoftimit, gjatë muajit maj janë evidentuar 231.313 fjetje, prej të cilave 28.8 për qind janë realizuar nga turistë vendorë dhe 71.2 për qind nga turistë të huaj, transmeton albinfo.ch.
Sa i përket periudhës janar deri maj 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, numri i përgjithshëm i turistëve është rritur për 16.3 për qind. Te turistët vendorë ka një ulje prej 1.0 për qind, ndërsa te turistët e huaj një rritje prej 23.6 për qind.
Numri i përgjithshëm i fjetjeve është rritur për 12.0 për qind. Te turistët vendorë ka një rënie të lehtë prej 0.3 për qind, ndërsa te turistët e huaj një rritje prej 18.7 për qind
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë Mbrëmë, në hapësirat e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Gjenevë, u hap ekspozita... -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë” -
Sot fillon afati 11-ditor për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës
Jeta në Austri
-
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” Liga Shqiptare e Futbollit në Austri sjell sërish Turneun e Pavarësisë... -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti











