Lajme
Rritet numri i të infektuarve me COVID-19 në Gjermani
Gjermania ka shënuar rritje të rasteve pozitive me koronavirus.
Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë shënuar 232 raste dhe dy persona kanë humbur jetën nga ky virus.
Me rastet e fundit, numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 9,064, shkruan Reuters, përcjell albinfo.ch.
Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 232 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 198,963. Një ditë më parë u shënuan 159 raste.
Gjermania, edhe pse ishte në mesin e shteteve me numër të lartë të infektuarve nga COVID-19, ka shënuar numër më të vogël të viktimave, krahasur me vendet e tjera, si Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.
Kujtojmë se ky shtet pas hapjes së kufijve ka listuar Kosovën në vendet me rrezik të lartë të infektimit. Si rrjedhojë, kushdo që kthehet nga Kosova në Gjermani, detyrohet të karantinohet për dy javë.
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













