CH-Ballkani
Prijnë turqit, nga të huajt që kërkojnë qëndrim të përkohshëm në Kosovë
Gjatë viteve 2013-2017 janë regjistruar 4975 kërkesa për vizë hyrëse në Republikën e Kosovës, sipas raportit “Profili i zgjeruar i migrimit 2013-2017” të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës.
85 për qind e këtyre kërkesave janë aprovuar, e pjesa tjetër është refuzuar, shkruan albinfo.ch.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe Republika e Kosovës ka lëshuar 18042 vendime për leje qëndrime të përkohshëm për shtetasit e huaj.
Sipas statistikave të këtij raporti, ky numër ka shënuar rritje nga viti në vit.
Arsyet më të shpeshta për leje qëndrim të përkohshëm kanë qenë bashkimi familjar, punësimi dhe studimet.
Gjatë kësaj periudhe, më së shumti lejeqëndrime kanë marrë shtetasit nga Turqia (34.3%) pasuar nga Shqipëria (23.3%), Serbia (11.3%), Maqedonia (9.2%) dhe ShBA (5.4%).
Ndërkaq, kërkesat për lejeqëndrim të përhershëm në Kosovë gjatë kësaj periudhe kanë qenë dukshëm më të vogla dhe nuk kanë ndryshuar shumë nga viti në vit.
Për periudhën 2013-2017, në Kosovë janë regjistruar 316 leje qëndrimi të përhershme.
Përndryshe, imigrimi i rregullt i shtetasve të huaj në Kosovë rregullohet me anë të Ligjit për të Huajt, që ka hyrë në fuqi në vitin 2013. Ky ligj rregullon kushtet e hyrjes, lëvizjen, qëndrimin dhe punësimin e të huajve në territorin e Republikës së Kosovës./Albinfo.ch/
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











