Shkurt.ch

Rritet numri i të huajve në Gjermani

6.93 milionë të huaj jetonin në fund të vitit 2011 në Gjermani, 177.300 më shumë se një vit më parë

Popullsia e huaj në Gjermani është rritur dukshëm në vitin 2011

Rreth 6.93 milionë qytetarë me nënshtetësi jogjermane jetonin në fund të vitit 2011 në Gjermani, 177.300 më shumë se një vit më parë. Rritja prej 2,6 përqind është më e larta prej 15 vjetësh, bën të ditur Zyra Federale e Statistikave në Gjermani

Pjesa më e madhe, gati 88 përqind e shifrës ka të bëjë me ardhjet më të mëdha të njerëzve nga vendet e Bashkimit Evropian.

“Shifrat e larta kanë të bëjnë me futjen vitin e kaluar në fuqi të lirisë së veprimit për vendet e reja të BE-së”, thotë Ilona Riesen nga Instituti i Ekonomisë gjermane në Këln (IW).

Me përjashtim të Rumanisë dhe Bullgarisë, liria e veprimit është në fuqi për disa vende partnere të Gjermanisë. Shumë e dukshme ka qenë rritja e numrit të qytetarëve dhe qytetareve nga Polonia dhe Hungaria.